Konsullata e Përgjithshme e Arabisë Saudite rifillon aktivitetet në Mashhad
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147544-konsullata_e_përgjithshme_e_arabisë_saudite_rifillon_aktivitetet_në_mashhad
Konsullata e Përgjithshme e Arabisë Saudite në qytetin verilindor të Iranit, Mashhad, ka nisur zyrtarisht aktivitetet, disa muaj pasi të dy vendet ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 13, 2023 20:21 Europe/Tirane
  • Konsullata e Përgjithshme e Arabisë Saudite rifillon aktivitetet në Mashhad

Konsullata e Përgjithshme e Arabisë Saudite në qytetin verilindor të Iranit, Mashhad, ka nisur zyrtarisht aktivitetet, disa muaj pasi të dy vendet ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina.

Shefi i zyrës përfaqësuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në Khorasan Razavi, Mohammad Beheshti Monfared, tha të dielën se misioni nisi punën e tij diplomatike në një hotel në qytetin e shenjtë të Mashhadit, si vendndodhja e tij e përkohshme. Ai tha se konsullata e përgjithshme e Arabisë Saudite në Mashhad ka njoftuar rifillimin e punës së saj nga 13 gushti përmes një shënimi zyrtar dërguar zyrës përfaqësuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. Ambasada saudite në Teheran gjithashtu ka filluar zyrtarisht punën e saj, duke iu përgjigjur rihapjes së ambasadës së Iranit në Riad në qershor. Më 10 mars, pas disa ditë negociatash intensive të organizuara nga Kina, Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord të rivendosin lidhjet diplomatike dhe të rihapin ambasadat shtatë vjet pasi marrëdhëniet e tyre u ndërprenë.