Ambasadori iranian takohet me kryeministrin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147636-ambasadori_iranian_takohet_me_kryeministrin_e_irakut
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak ka shkëmbyer mendime me kryeministrin e këtij vendi për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe koordinimin për kremtimin madhështor të ceremonisë së Arbainit të imam Huseinit(as).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 16, 2023 09:55 Europe/Tirane
  • Ambasadori iranian takohet me kryeministrin e Irakut

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak ka shkëmbyer mendime me kryeministrin e këtij vendi për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe koordinimin për kremtimin madhështor të ceremonisë së Arbainit të imam Huseinit(as).

20 Safar 1445 Hixhri, është dyzet-ditëshi i martirizimit të Imam Huseinit (AS), Imami i tretë i shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë dhe me këtë rast pelegrinët shkojnë në këtë qytet për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as). Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak, Muhamed Kazem Al-Sadegh, të martën u takua me kryeministrin e këtij vendi, Muhamed Shia Al-Sudani me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit të përbashkët, zhvillimin e shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve fqinje në fusha të ndryshme dhe koordinimin e përbashkët për pelegrinazhin e Arbainit të Imam Huseinit (as), si dhe lehtësimin e lëvizjes së karvaneve të vizitorëve në qytetin e shenjtë të Qerbelasë. Ambasadori i Iranit në Irak deklaroi: Zyrtarët e lartë të Iranit theksojnë zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh me shtetin fqinj të Irakut, si dhe trajtimin e kërcënimeve dhe sfidave që po përjeton rajoni dhe bota. Kryeministri i Irakut njoftoi qasjen e vazhdueshme të vendit për bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet vendeve të rajonit dhe zhvillimin e integruar ekonomik në mënyrë që të rritet siguria, stabiliteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe theksoi vazhdimin e kësaj qasjeje.