Bisedë telefonike e Presidentëve Putin dhe Raisi
Presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me homologun e tij iranian Ebrahim Raisi rreth bashkëpunimit në çështjet ndërkombëtare, njoftoi agjensia ruse e lajmeve TASS të enjten (17 gusht) duke cituar deklaratën nga shërbimi i shtypit i Kremlinit.
Ata diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë anëtarësimin e plotë të Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe interesimin e tij për t'iu bashkuar grupit BRICS, thuhet në deklaratë. Putin dhe Raisi ripohuan gjithashtu vendosmërinë e tyre për të forcuar lidhjet e dy vendeve në fushat e tregtisë, energjisë, transportit dhe mbrojtjes së mjedisit, ndërsa shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e lartë aktual të marrëdhënieve midis Iranit dhe Rusisë. Duhet theksuar se shtetet anëtare të BRICS pritet të diskutojnë shtimin e anëtarëve të rinj në këtë grup në takimin që do të organizohet nga 22-24 gusht në Afrikën e Jugut. Ky takim do të fokusohet në uljen e hegjemonisë së dollarit në botë dhe në zgjerimin e grupit BRICS.