Bashkëpunimi dypalësh dhe ndërkombëtar; Fokusi i bisedës Raisi-Putin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147702-bashkëpunimi_dypalësh_dhe_ndërkombëtar_fokusi_i_bisedës_raisi_putin
Presidentët e Iranit dhe Rusisë në një bisedë telefonike diskutuan dhe shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 18, 2023 18:27 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi dypalësh dhe ndërkombëtar; Fokusi i bisedës Raisi-Putin

Presidentët e Iranit dhe Rusisë në një bisedë telefonike diskutuan dhe shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në këtë bisedë telefonike, theksuan vendosmërinë e të dy vendeve për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e tregtisë, energjisë, transportit dhe mjedisit. Presidentët e dy vendeve diskutuan dhe shkëmbyen mendime gjithashtu për çështje që lidhen me bashkëpunimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin e plotë të Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe dëshirën e Iranit për t'iu bashkuar grupit BRICS. Në këtë bisedë, Putin dënoi sulmin e fundit terrorist në faltoren Shahcheragh të Shirazit dhe i shprehu ngushëllimet e tij Presidentit të Iranit.