Arabia Saudite ka një pikëpamje të ndryshme nga e kaluara e saj
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Arabia Saudite ka theksuar një pikëpamje të ndryshme nga e kaluara, duke shtuar: "Rajoni do të hyjë në një faqe të re të bashkëpunimit shumëpalësh."
Ministri i Jashtëm iranian Hussein Amir Abdollahian të premten duke u kthyer nga një vizitë dy-ditore në Arabinë Saudite u tha gazetarëve se një pjesë e rëndësishme e bisedimeve me ministrin e jashtëm saudit iu kushtua çështjeve dypalëshe, duke thënë: "Ne besojmë se marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Teheranit dhe Riadit duhet të formohen dhe në të njëjtin kuadër, ramë dakord të kemi bashkëpunim të gjerë në fushat ekonomike tregtare dhe turistike në sektorët privatë dhe publikë. Duke iu referuar takimit të tij me princin e kurorës Muhamed bin Selman dhe kryeministrin e Arabisë Saudite, Ministri i Jashtëm iranian shtoi: "Ne ramë dakord që siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit duhet t'i kushtohet të gjithë rajonit, kështu që ideja e sigurisë dhe e zhvillimit u theksua nga të gjithë." Amir Abdollahian deklaroi se Republika Islamike e Iranit ka ftuar princin saudit të kurorës Muhamed bin Selman të vizitojë Teheranin dhe ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Teheranin në kohën më të mirë të mundshme. Duke deklaruar se rajoni do të hyjë në një faqe të re të bashkëpunimit shumëpalësh, Ministri i Jashtëm iranian tha: "Ka lindur mirëkuptimi se rajoni mund të shkojë drejt zhvillimit me një bashkëpunim të brendshëm dhe pa u mbështetur tek të huajt."