Irani është një nga vendet kryesore të Azisë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147816-irani_është_një_nga_vendet_kryesore_të_azisë_perëndimore
Komandanti i Forcave Tokësore Ruse në një takim me komandantin e Forcave Tokësore të Ushtrisë iraniane tha se Republika Islamike e Iranit është një nga vendet kyçe në rajonin e Azisë Perëndimore dhe një partner kyç dhe strategjik i Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 21, 2023 16:54 Europe/Tirane
  • Irani është një nga vendet kryesore të Azisë Perëndimore

Komandanti i Forcave Tokësore Ruse në një takim me komandantin e Forcave Tokësore të Ushtrisë iraniane tha se Republika Islamike e Iranit është një nga vendet kyçe në rajonin e Azisë Perëndimore dhe një partner kyç dhe strategjik i Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Oleg Saliukov, komandanti i Forcave Tokësore Ruse, në një takim në Moskë me gjeneral-brigade Kiyomars Heydari, komandant i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha: "Moska dhe Teherani aktualisht kanë dialog intensiv politik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe." Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë iraniane deklaroi gjithashtu gatishmërinë e kësaj force për të zhvilluar bashkëpunimin ushtarak me forcat tokësore ruse. Në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe ndërveprimit ushtarak me qëllimin e zbatimit të projekteve që synojnë rritjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura iraniane dhe ruse. Gjeneral brigade Kiyomars Heydari të dielën, në ditën e parë të udhëtimit të tij në Moskë, vizitoi pavijonin e Republikës Islamike të Iranit, në ekspozitën ushtarake ruse të quajtur ARMY 2023 në Parkun Patriot, në periferi të Moskës.