Nis punën faza 11 e Parsit të Jugut me praninë e presidentit
(last modified Mon, 28 Aug 2023 10:04:47 GMT )
Gusht 28, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Nis punën faza 11 e Parsit të Jugut me praninë e presidentit

Sot me pjesëmarrjen e presidentit do të nisë zyrtarisht prodhimi i gazit nga blloku i 11-të i fushës së përbashkët Parsi i Jugut.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, presidenti iranian Sejed Ibrahim Raisi në ditën e pestë të javës qeveritare do të udhëtojë sot në rajonin Assalouje në provincën Bushehr për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nisjes së linjës së prodhimit të gazit nga blloku 11-të i fushës së përbashkët Parsi i Jugor. Në këtë mënyrë, nisja e punës së këtij blloku u bë e mundur pas dy dekadash kontratash të pafrytshme me kompani të huaja. Pasi Kompania Kombëtare e Naftës e Francës dhe ajo e Kinës u tërhoqën nga konsorciumi i zhvillimit të bllokut 11 të Parsit të Jugut, kompania Petropars, si e vetmja anëtare e mbetur në këtë konsorcium, filloi zhvillimin e këtij projekti duke u mbështetur në fuqinë e ekspertëve vendas. Plani i bllokut 11 të Parsit Jugor në fazën e parë të zhvillimit, përfshin transportin dhe instalimin e një themeli platforme me katër shtylla, shpimin dhe përfundimin e 12 puseve, instalimin e platformës së parë së bashku me aksesorët e platformës dhe një tubacioni detar për transferimin e gazit në rafinerinë tokësore të bllokut 12 të Parsit të Jugut. Me nisjen e punës në këtë bllok prodhimi ditor rritet me 28 milionë metër kub gaz. Gjithashtu, me shfrytëzimin e plotë të bllokut 11 të Parsit Jugor, kapaciteti i prodhimit të gazit nga kjo fushë e përbashkët do të rritet me 56 milionë metër kub në ditë, gjë që mund të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e bilancit të gazit në vend.