Elementë anti-revolucionarë sulmuan ambasadën iraniane në Francë/situata nën kontroll
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i148428-elementë_anti_revolucionarë_sulmuan_ambasadën_iraniane_në_francë_situata_nën_kontroll
Ambasada iraniane në Paris duke publikuar një deklaratë bëri të ditur se: Sulmi i djeshëm i elementëve anti-revolucionarë nuk e ka prishur procesin e aktiviteteve konsullore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2023 05:46 Europe/Tirane
  • Elementë anti-revolucionarë sulmuan ambasadën iraniane në Francë/situata nën kontroll

Ambasada iraniane në Paris duke publikuar një deklaratë bëri të ditur se: Sulmi i djeshëm i elementëve anti-revolucionarë nuk e ka prishur procesin e aktiviteteve konsullore.

Sipas Isna-s, anëtarët e grupeve terroriste anti-revolucionare, me mbështetjen dhe indiferencën e policisë franceze, sulmuan hyrjen e seksionit konsullor të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Paris dhe me një koktej molotov i vunë flakën hyrjes së seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Francë. Ambasada iraniane në Paris përmes një deklarate njoftoi: Pas sulmit armiqësor të një grupi elementësh anti-revolucionarë, situata e godinës së konsullatës iraniane në Paris është nën kontroll dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetet e saj. Sipas kësaj deklarate, janë në kërkim autorët e këtij sulmi frikacak të elementëve anti-revolucionarë në godinën e konsullatës iraniane në Paris. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se po vijojnë ndjekjet e nevojshme me Ministrinë e Jashtme franceze dhe zyrtarët përgjegjës të policisë për hapjen e një hetimi gjyqësor dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale.