Gharibabadi: Shqipëri le t'i dorëzojë anëtarët e grupit MEK!
(last modified Mon, 11 Sep 2023 14:15:20 GMT )
Shtator 11, 2023 16:15 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Shqipëri le t'i dorëzojë anëtarët e grupit MEK!

Sekretari i Shtabit për të Drejtat e Njeriut të Iranit deklaroi: "Ne kërkojmë nga vendet të cilat strehojnë grupin terrorist MEK që t'i dëbojnë terroristët nga vendet e tyre ose t'i dorëzojnë ata te autoritetet e Republikës Islamike për t'i gjykuar për krimet që kanë kryer".

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Kazem Gharibabadi në një intervistë ekskluzive për kanalin informativ Al-Alam, ka folur në lidhje me formimin e dosjes për grupin terrorist MEK dhe hetimin e krimeve të këtij grupi terrorist, shkëmbimin e të burgosurve mes Iranit dhe Amerikës, arrestimin e Hamid Nuri dhe lëshimin e aktpadisë në lidhje me dosjen e të akuzuarve për atentatin terrorist ndaj gjeneralit të ndjerë Kasem Sulejmani.

Ai duke thënë se Republika Islamike e Iranit është prej vendeve të rralla që janë përballur me sulme të gjera terroriste dhe këto sulme po vazhdojnë akoma ndaj Iranit, deklaroi: "Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, grupet terroriste janë krijuar me mbështetjet e Perëndimit dhe Amerikës dhe këto grupe terroriste kanë vrarë mbi 17000 qytetarë iranian të pafajshëm, 17000 persona është shifër që i përket viteve të kaluara dhe aktualisht autoritetet përkatëse janë duke përditësuar këto statistika që me padyshim se shifra aktuale është mbi 17000 persona që shumica e tyre janë vrarë nga grupi terrorist MEK në rajone të ndryshme të Iranit".

Shtetet perëndimore po mbështesin grupet terroriste për të realizuar qëllimet e politikës së tyre të jashtme

Gharibabadi shtoi: "Grupi terrorist MEK ashtu si grupet e tjera terroriste, është i vendosur kryesisht në disa vende perëndimore dhe gëzojnë mbështetjen e tyre. Sigurisht ne besojmë se perëndimorët po i shfrytëzojnë këto grupe terroriste si mjet për të arritur qëllimet e politikës së tyre të jashtme. Duhet të kujtojmë se këto grupe terroriste nuk kanë ndonjë kapacitet dhe potencial të veçantë që do të mund të luajnë ndonjë rol mbështetës për politikën e jashtme të Perëndimit dhe Amerikës dhe për mbështetësit e tyre jashtë kufijve të Iranit".

Grupi terrorist MEK duhet të mbahet përgjegjës për veprimet që ka kryer

Sekretari i Shtabit për të Drejtat e Njeriut të Iranit deklaroi: "Këto grupe terroriste duke përfshirë edhe grupin terrorist MEK, jo vetëm që nuk gëzojnë mbështetje brenda në Iran, por ato janë edhe të urryera nga populli iranian. Në këtë kuadër, është e natyrshme që ata të mbahen përgjegjës për veprimet që kanë kryer dhe kjo është një çështje kyçe. Ne duhet t'i mbajmë përgjegjës të gjitha grupet terroriste për veprimet e tyre që kanë bërë, si të jenë ato grupe terroriste të cilat kanë kryer sulme terroriste kundër popullit të Iranit dhe si të jenë ato grupe terroriste të cilat veprojnë në vende të tjera. Ne esencialisht kundërshtojmë terrorizmin dhe luftojmë kundër grupeve terroriste dhe për këtë arsye ne përdorim të gjitha potencialet dhe kapacitetet e ndryshme siç janë kapacitetet juridike dhe gjyqësore brenda vendit dhe jashtë vendit dhe gjithashtu do të shfrytëzojmë edhe të gjitha potencialet politike dhe nuk do të lejojmë që këto grupe me veprimet e tyre terroriste të krijojnë probleme për sigurinë e vendit dhe ta prishin qetësinë dhe sigurinë që ekziston në mesin e qytetarëve iranianë".

Gharibabadi shtoi: "Aktakuza të cilën e kemi lëshuar së fundi, ka të bëjë me 104 persona prej anëtarëve të grupit terrorist MEK. Gjithashtu gjatë disa ditëve të kaluara ka përfunduar edhe afati gjatë të cilit këta të akuzuar duhej t'i prezantonin avokatët e tyre, prandaj institucionet gjyqësore aktualisht në përputhje me ligjin dhe rregulloren e proceseve gjyqësore, ka kërkuar nga sindikata e avokatëve që të prezantojë avokatët në këtë dosje do të respektohen në mënyrë të drejtë të gjitha fazat dhe standardet gjyqësore për të zhvilluar një hetim dhe gjykim të drejtë ndaj tyre, ashtu si në çdo dosje tjetër gjyqësore".

Gharibabadi në vazhdim tha: "Zhvillimi i seancave gjyqësore në mënyrë të hapur për publikun për të shqyrtuar krimet e grupit terrorist MEK, varët nga vendimi i gjykatës përkatëse, ndërsa unë besoj se seancat gjyqësore për shqyrtimin e kësaj dosje, duhet të zhvillohen në mënyrë të hapur, për arsye se ekziston nevoja që opinioni publik brenda në Iran si dhe opinioni publik ndërkombëtar të informohet mirë dhe të jetë dëshmitar për krimet terroriste të MEK dhe të gjithë të njihen më mirë me natyrën e egër dhe terroriste të grupit MEK. Perceptimi im është ky që gjykata do ta zhvillojë procesin gjyqësor në mënyrë të hapur sepse është grupi terrorist MEK i cili vazhdimisht po mundohet të fshehë nga publiku krimet dhe veprimet e veta terroriste, ndërsa Republika Islamike e Iranit nuk ka asgjë për të fshehur në lidhje me grupin MEK dhe anëtarët e tij".

Republika Islamike e Iranit mirëpret qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë ndaj grupit terrorist MEK

Gharibabadi në fund të intervistës së tij theksoi: "Ne mirëpresim qëndrimin të cilin e ka marrë qeveria e Shqipërisë së fundi në lidhje me grupin terrorist MEK, mirëpo mendojmë se ky vendim nuk është i mjaftueshëm. Megjithëkëtë, jemi të kënaqur që autoritetet e qeverisë së Shqipërisë kanë arritur në këtë bindje se grupi terrorist MEK ka natyrë terroriste, prandaj vendosja dhe prania e grupit terrorist MEK në këtë vend, në të vërtetë konsiderohet një kërcënim serioz kundër paqes dhe sigurisë së vendit dhe të popullit të Shqipërisë. Disa autoritetet të shteteve të tjera evropiane gjithashtu kanë vërtetuar dhe konfirmuar këtë çështje dhe besojnë se grupi MEK ka natyrë terroriste dhe parimisht prania e grupeve të tilla në Evropë, konsiderohet kërcënim për sigurinë dhe qetësinë e shoqërisë evropiane".

Vendet të cilat strehojnë grupin terrorist MEK ose le t'i dorëzojnë terroristët në Iran ose t'i dëbojnë ata nga vendet e tyre

Gharibabadi theksoi: "Ne kërkojmë nga vendet të cilat i kanë strehuar anëtarët e grupit terrorist MEK që t'i dëbojnë terroristët nga vendet e tyre ose le t'i dorëzojnë ata te autoritetet e Republikës Islamike të Iranit për t'i gjykuar ata ose vetë ata duke formuar gjykata dhe krijuar procese gjyqësore, të hetojnë dhe shqyrtojnë krimet e grupit terrorist MEK dhe t'i dënojnë sipas ligjeve anëtarët e këtij grupi që janë përgjegjës për sulme terroriste. Aktualisht kemi shumë dokumente dhe dëshmi në lidhje me veprimtarinë terroriste të grupit terrorist MEK dhe në rast se këto vende formojnë gjykata për hetimin e tyre, Republika Islamike e Iranit është e gatshme t'i vendosë këto dokumente dhe dëshmi në dispozicion të këtyre vendeve, ashtu sikur që dokumentet dhe dëshmitë e nevojshme i kemi vendos në dispozicion të disa vendeve. Prandaj, vendimet të cilat janë marrë së fundi kundër këtij grupi terrorist, janë rezultat i paraqitjes së dokumenteve dhe dëshmive të padyshuara nga ana e Iranit te vendet përkatëse këto vende kanë arritur në këtë konkludim se grupi MEK ka natyrë terroriste".

Stokholmi nuk ka paraqitur kurrfarë arsye ligjore për arrestimin e Hamid Nouri

Gharibabadi gjithashtu në lidhje me çështjen e Hamid Nuri në Suedi ka deklaruar: "Republika Islamike e Iranit beson se z. Hamid Nouri i pafajshëm është arrestuar në Suedi dhe ai nuk ka kryer kurrfarë krimi. Që nga koha kur autoritetet e Suedisë kanë marrë vendim për arrestimin e z. Hamid Nouri e deri më lëshimin e aktakuzës, procesi ka zgjatur mbi një vit e gjysmë dhe kjo çështje ka qenë për këtë arsye se Stokholmi nuk kishte në dispozicion kurrfarë arsye dhe kurrfarë argumenti ligjor për arrestimin e Hamid Nouri. Nga pikëpamja jonë, arrestimi i z. Hamid Nouri në realitet ka vetëm natyrë politike".

Ai shtoi: "Gjatë një viti e gjysmë të arrestimit të z. Hamid Nouri dhe mbajtjes së tij në paraburgim, atij i janë mohuar dhe shkelur të gjitha të drejtat njerëzore siç është e drejta e shëndetësisë, higjienës, e drejta avokatit, e drejta e procesit gjyqësor të drejtë, e drejta e kontaktit me familjen etj.,. Dosja e z. Hamid Nouri aktualisht ndodhet në fazat e përfundimtare të gjykatës penale. Ne nëpërmjet rrugëve zyrtare, i kemi thënë qeverisë së Suedisë se ai është i pafajshëm dhe duhet të shpallet i pafajshëm. Z. Hamid Nouri as nuk është qytetar i Suedisë dhe as nuk ka kryer kurrfarë krimi. Republika Islamike e Iranit e konsideron arrestimin e z. Hamid Nouri nga ana e qeverisë së Suedisë në njëfarë mënyrë, është mbështetje ndaj terrorizmit, për arsye se në prapaskenën e kësaj çështje qëndron grupi terrorist MEK".