Amerika lejon transferimin e 6 miliardë dollarëve asete iraniane në Katar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i148486-amerika_lejon_transferimin_e_6_miliardë_dollarëve_asete_iraniane_në_katar
Administrata Biden ka bërë një përjashtim nga sanksionet për transferimin e 6 miliardë dollarëve nga asetet e bllokuara të Iranit në Korenë e Jugut në Katar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2023 05:45 Europe/Tirane
  • Amerika lejon transferimin e 6 miliardë dollarëve asete iraniane në Katar

Administrata Biden ka bërë një përjashtim nga sanksionet për transferimin e 6 miliardë dollarëve nga asetet e bllokuara të Iranit në Korenë e Jugut në Katar.

Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi një njoftim zyrtar Kongresit të këtij vendi dhe njoftoi se në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Iranin, ka autorizuar transferimin e parave të bllokuara të këtij vendi nga Koreja e Jugut në Katar. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, "administrata Biden ka hapur rrugën për lirimin e pesë të burgosurve amerikanë që ishin burgosur në Iran duke ofruar heqje dorë nga sanksionet për bankat ndërkombëtare në mënyrë që të transferojë 6 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane nga Koreja e Jugut në Katar, pa frikë nga sanksionet e SHBA-së. " Përjashtimi për bankat ndërkombëtare për transferimin e fondeve iraniane u nënshkrua të premten nga Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe të hënën u njoftua Kongresi. Kjo heqje dorë nga sanksionet do të thotë se bankat me bazë në Evropë, Azinë Perëndimore dhe Azi nuk do të përfshihen në sanksionet e SHBA për transferimin e aseteve të bllokuara të Iranit nga Koreja e Jugut në Bankën Qendrore të Katarit. Kjo shumë do të mbahet dhe përdoret për blerje të mallrave humanitare për Iranin. Procesi i fillimit të lirimit të aseteve të sekuestruara të Iranit dhe shkëmbimi i të burgosurve midis Teheranit dhe Uashingtonit u njoftua të enjten pas dy vjet bisedimesh indirekte midis palëve.