Theksohet forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Iranit dhe Finlandës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i148520-theksohet_forcimi_i_marrëdhënieve_dypalëshe_mes_iranit_dhe_finlandës
Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Finlandës në një bisedë telefonike theksuan zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2023 07:17 Europe/Tirane
  • Theksohet forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Iranit dhe Finlandës

Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Finlandës në një bisedë telefonike theksuan zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.

Sipas IRNA-së, çështjet më të rëndësishme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare janë diskutuar mes ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës Elina Waltonen dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdollahian.  Në këtë bisedë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar historinë e gjatë të marrëdhënieve të mira ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Finlandës, përshëndeti përpjekjet e dy vendeve për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.  Duke iu referuar historisë së gjatë të marrëdhënieve, Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës përmendi gatishmërinë e vendit të saj për të forcuar marrëdhëniet, përfshirë ato në fushën gjyqësore dhe konsullore.  Duke iu referuar zhvillimeve në Ukrainë, Elina Waltonen shprehu shqetësimin për pasojat e vazhdimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.  Në këtë telefonatë, ajo falënderoi Republikën Islamike të Iranit për ndihmën e dhënë në transferimin e refugjatëve afganë në vendin e saj.  Gjithashtu, palët diskutuan për zhvillimet në Ukrainë, Afganistan dhe bashkëpunimin ndërmjet Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.