Armenia: Toka jonë nuk do të jetë vend për aktivitete anti-iraniane
(last modified Thu, 14 Sep 2023 07:06:46 GMT )
Shtator 14, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Armenia: Toka jonë nuk do të jetë vend për aktivitete anti-iraniane

Në një bisedë telefonike, ministrat e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Armenisë diskutuan zhvillimet aktuale në rajonin e Kaukazit Jugor dhe mënyrat për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm Hussein Amir Abdollahian të mërkurën shprehu kënaqësinë e tij për trendin në rritje të marrëdhënieve midis dy vendeve në një bisedë telefonike me Ararat Mirzovian, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë. Ministri i Jashtëm i Iranit e quajti jetik zbatimin e udhërrëfyesit për parandalimin e ndotjes së lumit Aras për të ruajtur shëndetin e këtij ekosistemi. Duke iu referuar stërvitjes ushtarake mes Armenisë dhe Shteteve të Bashkuara, Amir Abdollahian çdo prani të forcave të huaja në rajon e konsideroi si një faktor për komplikimin e situatës në rajon. Duke vënë në dukje domosdoshmërinë e zgjidhjes së dallimeve për të arritur paqen e qëndrueshme në rajon, ai dialogun dhe mekanizmat rajonalë, përfshirë mekanizmin 3+3 e konsideroi mënyrën më efektive për arritjen e paqes gjithëpërfshirëse. Në këtë bisedë telefonike, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë e vlerësoi si konstruktiv dhe të rëndësishëm zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin. Duke iu referuar bisedimeve mes homologëve mjedisorë të të dy vendeve, Ararat Mirzoyan theksoi rëndësinë e shëndetit mjedisor të lumit Aras dhe nga ana tjetër vuri në dukje se toka e Armenisë definitivisht nuk do të jetë vend për aktivitete anti-iraniane. Duke iu referuar transferimit të forcave ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit, ministri i Jashtëm i Armenisë vuri në dukje se çdo ndryshim i kufijve në Kaukazin e Jugut është i papranueshëm.