Shtator 23, 2023 10:46 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Arritja e një marrëveshjeje mund të jetë afër

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Nëse pala amerikane tërhiqet nga sjelljet e saj të shumëfishta dhe tregon synimin dhe vullnetin e saj të vërtetë, arritja e një marrëveshjeje për kthimin e të gjitha palëve në JCPOA dhe heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, nuk mund të jetë shumë larg.

Hussein Amir Abdollahian në Nju Jork tha: Ne mendojmë se duke pasur parasysh veprimin që u ndërmor javën e kaluar në shkëmbimin e të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duhet theksuar se nëse pala amerikane tërhiqet nga sjelljet e saj të shumëfishta dhe tregon synimin dhe vullnetin e vërtetë, atëherë arritja e një marrëveshjeje për kthimin e të gjitha palëve në JCPOA dhe heqjen e sanksioneve ndaj Iranit nuk mund të jetë larg. Ai shtoi: Në vazhdim të takimeve të tij diplomatike në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne patëm një takim me një institut amerikan, në të cilin ishin të pranishëm ish-politikanë amerikanë dhe aty pati një diskutim të qartë rreth çështjeve të ndryshme, duke përfshirë qasjen e gabuar të amerikanëve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe popullit iranian në lidhje me JCPOA, si dhe tërheqjen e Trumpit nga JCPOA dhe vazhdimin e kësaj rruge nga presidenti amerikan Joe Biden. Ne folëm hapur edhe për takimin e rëndësishëm të Astanës. Ai shtoi: Në takimin e Astanës, të cilin e organizoi Republika Islamike e Iranit, me ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë, dhe në pjesën e dytë, me pjesëmarrjen e Geir Pederson, përfaqësuesit special të Sirisë në punët e Kombeve të Bashkuara, u shqyrtua situata dhe problemet me të cilat po përballet populli sirian. Ministri i Jashtëm tha: Në këtë takim u theksua se problemi ekonomik, sanksionet e shteteve perëndimore, terrorizmi dhe ISIS në disa pjesë të Sirisë janë ende sfidat kryesore në këtë vend. Gjithashtu u diskutua  për të paraqitur një plan dhe për të ofruar mbështetje financiare për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur sirianë në vendin e tyre. Ndër të tjera u përmend nevoja për zgjidhjen e problemeve mes Sirisë dhe Turqisë dhe ne shpresojmë të jemi në gjendje t'i zgjidhim këto probleme në të ardhmen e afërt në formën të vazhdimit të takimit të Astanës apo të formatit katërpalësh të Iranit, Sirisë, Rusisë dhe Turqisë, tha Abdollahian.

Tags