Irani, fuqia e parë mbrojtëse në Azinë Perëndimore
Një zyrtar i lartë ushtarak iranian ka theksuar aftësitë e mëdha mbrojtëse dhe gatishmërinë luftarake të Iranit në Azinë Perëndimore, duke thënë se Republika Islamike është fuqia e parë mbrojtëse në rajonin strategjik.
Gjeneral brigade Reza Talai-Nik, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit, e bëri deklaratën të dielën në një ceremoni të mbajtur në provincën perëndimore të Hamedanit për të përkujtuar dëshmorët e luftës së imponuar nga Iraku kundër Iranit. "Sot, Irani është fuqia kryesore e rajonit në fushën e mbrojtjes. Ne ishim të vetëm para luftës, por sot ata thonë se asnjë ekuacion në rajon nuk mund të zgjidhet pa Iranin; kjo është fuqia mbrojtëse që është arritur”, tha Gjeneral brigade Talaei-Nik. Ai tha se Irani është ndër 10 vendet më të mira në botë për sa i përket teknologjisë së industrisë së mbrojtjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes shtoi se Irani ishte në gjendje, në 45 vjet, të "transformohej nga një importues i armëve, në një vend që prodhon rreth 90% të nevojave të tij ushtarake".