Raisi: Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i148938-raisi_irani_nuk_ka_nevojë_për_armë_bërthamore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Përdorimi i armëve bërthamore dhe përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë në përgjithësi nuk ka vend në doktrinën ushtarake të Iranit, sepse ai nuk beson në armë të tilla.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 25, 2023 09:27 Europe/Tirane
  • Raisi: Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Përdorimi i armëve bërthamore dhe përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë në përgjithësi nuk ka vend në doktrinën ushtarake të Iranit, sepse ai nuk beson në armë të tilla.

Sejed Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë për CNN në lidhje me akuzat e pabaza të Perëndimit dhe regjimit sionist për të bërë programin bërthamor paqësor të Iranit të duket si jopaqësor, shtoi: Irani ka shpallur vazhdimisht se përdorimi i armëve bërthamore dhe në përgjithësi, përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, nuk ka vend në doktrinën ushtarake të Republikës Islamike sepse Irani nuk beson në armë të tilla. Raisi gjithashtu për anulimin e licencës së veprimtarisë së një numri inspektorësh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se Republika Islamike e Iranit nuk ka asnjë problem me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të inspektuar vendet e saj bërthamore dhe vetëm një numër inspektorësh do të kenë leje për të kryer inspektime.  Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të propagandës së rrejshme të sionistëve për marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me arabët, theksoi: Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet e regjimit sionist me vendet arabe të Gjirit Persik nuk do të jenë kurrë të suksesshme. Kreu i ekzekutivit të Iranit deklaroi: Vendosja e marrëdhënieve midis regjimit sionist dhe Arabisë Saudite, tek e cila ndodhen vendet më të shenjta islame, do të jetë një çmim i madh për regjimin pushtues dhe do të ndryshojë gjeopolitikën e Lindjes së Mesme.