Gjeneral Haxhizadeh: Irani ka krijuar stilin e tij në fushën e dronëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149006-gjeneral_haxhizadeh_irani_ka_krijuar_stilin_e_tij_në_fushën_e_dronëve
Komandanti i Forcave Ajrore Hapësinore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi se sot Irani ka kaluar stadin e fuqisë rajonale shtoi se Irani është bërë lider botëror në fushën e dronëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 26, 2023 20:56 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haxhizadeh: Irani ka krijuar stilin e tij në fushën e dronëve

Komandanti i Forcave Ajrore Hapësinore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike theksoi se sot Irani ka kaluar stadin e fuqisë rajonale shtoi se Irani është bërë lider botëror në fushën e dronëve.

Gjeneral brigade Amir Ali Haxhizadeh, komandanti i Forcave Ajrore Hapësinore të Gardës Revolucionare, deklaroi se Irani në fushën e dronëve është në nivel botëror dhe ka krijuar stilin e tij në fushën e teknikës dhe taktikave që përdoren për mbrojtje. Ai tha se sot dronët nuk përdoren vetëm në sferat ushtarake, por edhe në shërbim të shoqërisë civile. Komandanti i Forcave Ajrore Hapësinore të IRGC-së gjithashtu, duke përkujtuar Javën e Mbrojtjes së Shenjtë, tha se rreth 30 vende iu kundërvunë Iranit për të shkatërruar këtë sistem dhe për të testuar Iranin, por duke qëndruar në këmbë kombi iranian jo vetëm që nuk u mposht nga makineria luftarake e armikut, por nuk humbi as një metër katror të tokës së Iranit.