Tetor 01, 2023 21:23 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Çlirimi i Kudsit çështja më e rëndësishme në botën myslimane

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka kritikuar marrëveshjet e normalizimit të disa vendeve arabe me regjimin izraelit, duke nënvizuar se çlirimi i Kudsit të pushtuar është çështja më e rëndësishme në botën myslimane.

Raisi e bëri këtë koment të dielën në një fjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 37-të Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në kryeqytetin iranian Teheran. “Të jesh i bashkuar nuk do të thotë vetëm unitet i feve apo gjeografisë, por më tepër do të thotë të shprehësh kohezionin dhe solidaritetin për të mbrojtur interesat e Umetit Islamik”, tha ai. Presidenti iranian e përshkroi unitetin e muslimanëve me aderimin ndaj Kuranit të shenjtë dhe Profetit Muhamed (s.a.v.s) si sekretin e fitores së tyre gjatë historisë. T'u drejtohesh të huajve dhe të përmbushësh dëshirat e tyre është një hap "regresiv", shtoi ai. “Çlirimi i Kudsit dhe Palestinës është treguesi më i rëndësishëm i unitetit të Umetit Islamik”, tha Raisi. "Rruga për t'u përballur me armikun nuk është përmes kompromisit dhe dorëzimit, por përmes rezistencës dhe qëndrueshmërisë," vuri në dukje ai duke shtuar: “Opsioni i dorëzimit dhe kompromisi nuk janë aspak në tryezë; rezistenca dhe qëndrueshmëria kundër armikut ka dhënë rezultat dhe do ta detyrojë armikun të tërhiqet”. Raisi gjithashtu bëri thirrje për konsolidimin e mëtejshëm të unitetit të Umetit Islamik përballë kërcënimeve të paraqitura nga grupet terroriste takfiriste. Ai u bëri thirrje studiuesve dhe mendimtarëve myslimanë që të përgatiten për marrjen e një roli të rëndësishëm në rendin e ri botëror duke promovuar kohezionin, unitetin dhe afrimin e besimeve. “Myslimanët dhe bota islame duhet të vendosen në rendin e ri, të prishin rendin aktual të padrejtë dhe të krijojnë një rend të drejtë në botë,” tha ai, duke theksuar se Umeti Islamik do të luajë një rol kyç në rendin botëror në zhvillim. Konferenca e 37-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik filloi të dielën në Teheran me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve nga dhjetëra vende islamike.

 

Tags