Reagimi i Qeverisë së Iranit ndaj operacionit "Stuhia Al-Aksa"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149394-reagimi_i_qeverisë_së_iranit_ndaj_operacionit_stuhia_al_aksa
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj operacionit "Stuhia Al-Aksa" të forcave të rezistencës së Palestinës, theksoi: "Kundërpërgjigja e fuqishme e të rinjve palestinezë ndaj krimeve të regjimit fëmijëvrasës sionist ka vërtetuar se sot regjimi sionist është në një pozitë të mposhtur më shumë se kurrë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2023 13:52 Europe/Tirane
  • Reagimi i Qeverisë së Iranit ndaj operacionit

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj operacionit "Stuhia Al-Aksa" të forcave të rezistencës së Palestinës, theksoi: "Kundërpërgjigja e fuqishme e të rinjve palestinezë ndaj krimeve të regjimit fëmijëvrasës sionist ka vërtetuar se sot regjimi sionist është në një pozitë të mposhtur më shumë se kurrë".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bahador Xhahromi, zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, sot ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në territoret e pushtuara dhe për operacionin "Stuhia Al-Aksa" të forcave të rezistencës së Palestinës dhe ka shkruar: "Kundërpërgjigja e fuqishme e të rinjve palestinezë ndaj veprimeve kriminale të regjimit fëmijëvrasës sionist, ka vërtetuar se sot regjimi sionist është në një pozitë më të mposhtur se kurrë dhe tani iniciativa për veprim është në anën e forcave të rezistencës palestineze".

Njëkohësisht me sulmet raketore të forcave të rezistencës së Palestinës ndaj territoreve të pushtuara, luftëtarët e rezistencës palestineze kanë sulmuar edhe kolonitë sioniste rreth rajonit të Rripit të Gazës dhe kanë kapur rob disa ushtarakë të lartë izraelitë dhe kanë marrë nën kontroll disa zona.