Marshi mbarëkombëtar i popullit të Iranit Islamik në mbështetje të kombit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149684-marshi_mbarëkombëtar_i_popullit_të_iranit_islamik_në_mbështetje_të_kombit_palestinez
Këshilli Koordinues i Propagandës Islame, bëri të ditur hartën e rrugës së marshimit në mbështetje të popullit palestinez dhe ftoi popullin nga i gjithë vendi të marrin pjesë në këtë marshimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2023 06:24 Europe/Tirane
  • Marshi mbarëkombëtar i popullit të Iranit Islamik në mbështetje të kombit palestinez

Këshilli Koordinues i Propagandës Islame, bëri të ditur hartën e rrugës së marshimit në mbështetje të popullit palestinez dhe ftoi popullin nga i gjithë vendi të marrin pjesë në këtë marshimin.

Sipas IRNA; Këshilli Koordinues i Propagandës Islame të enjten në një njoftim duke ftuar popullin e Iranit që të marrë pjesë në marshin për të dënuar krimet e regjimit fëmijë-vrasës sionist, shprehu vlerësimet e tij për fitoren e luftëtarëve palestinezë dhe tha: Operacioni i kombinuar dhe krenar Stuhia Al-Aksa, ishte një goditje fatale për gjysmën e jetës së regjimit të përkohshëm sionist, operacion i cili do të mbetet në histori. Këshilli Koordinues i Propagandës Islame vazhdoi: Ky operacion befasues dhe strategjik në zemër të territoreve të pushtuara ndryshoi ndjeshëm të gjitha ekuacionet në skenën e betejës në favor të rrjedhës së rezistencës dhe rinisë palestineze dhe flet për rëndësinë strategjike të kauzës së çlirimin të Kodsit të shenjtë në nivel rajonal dhe botëror.  Vlen të theksohet se marshimi do të mbahet në Teheran nga ora 10:30 në Sheshin Ferdousi dhe Rrugën dhe lëvizja do të bëhet drejt Universitetit të Teheranit.