Amir Abdulahjan i kundërpërgjigjet mesazheve amerikane për vetëpërmbajtje të Frontit të Rezistencës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Amerikanë nuk munden që me një dorë t'i japin armë dhe bomba regjimit sionist për të vrarë palestinezëve dhe me dorën tjetër t'i ftojnë të gjitha palët e tjera për vetëpërmbajtje".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte në Bejrut është takuar me homologun e tij libanez Abdullah Bu Habib dhe të dy palët pas këtij takimi kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Amir Abdulahjan ka thënë se krimet ndaj popullatës civile duhet të ndalen dhe ka kërkuar organizimin e një takimi urgjent në nivel të vendeve islame duke shtuar: "Nëse nuk ndalen krimet çnjerëzore të regjimit sionist, mund të mendohet çfarëdo lloje ngjarje tjetër".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke deklaruar gatishmërinë për organizimin e takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, theksoi: "Krimet e luftës ndaj popullit të Palestinës duhet të ndalen dhe duhet të marrë fund rrethimi humanitar dhe ndërprerja e ujit dhe energjisë elektrike ndaj popullatës palestineze në Rripin e Gazës dhe duhet të dërgohen medikamente dhe pajisje mjekësore".
Amir Abdulahjan deklaroi: "Pala amerikane duke dërguar mesazhe të ndryshme për vende të ndryshme të rajonit, kërkon vetëpërmbajtje dhe parandalimin e zgjerimit të përmasave të luftës, mirëpo kjo qesharake për arsye se njëkohësisht me rekomandimin për vetëpërmbajtje, ata i kanë lënë të lira duart e kriminelit Netanjah për të vrarë grat dhe fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës".
Abdullah Bu Habib, ministri i punëve të jashtme të Libanit, në këtë konferencë për shtyp duke thënë se neglizhenca ndaj zgjidhjes së çështjes së Palestinës është bërë shkak për ngjarjet dhe zhvillimet e fundit, deklaroi: "Ne qëndrojmë përkrah popullit të Palestinës dhe kërkojmë t'i jepet fund rrethimit të Rripit të Gazës dhe dënojmë ashpër krimet e regjimit sionist".
Ministri i punëve të jashtme të Libanit duke thënë se stabiliteti mund të arrihet vetëm nëpërmjet një rruge të drejtë për Palestinës, deklaroi: "Vazhdimi i tensioneve kërcënon sigurinë e rajonit dhe interesat ndërkombëtare. Prandaj, të gjithë duhet të ushtrojnë presion mbi regjimin sionist për t'i dhënë fund luftës".