Amir Abdulahjan: Shpallja e "Orës Zero" është në dispozicion të rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149764-amir_abdulahjan_shpallja_e_orës_zero_është_në_dispozicion_të_rezistencës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar: "Shpallja e "Orës Zero" (Luftës Gjithëpërfshirëse) është në dispozicion të rezistencës për çfarëdo veprimi kundër vazhdimit të krimeve të luftës së regjimit sionist".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2023 13:57 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Shpallja e

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar: "Shpallja e "Orës Zero" (Luftës Gjithëpërfshirëse) është në dispozicion të rezistencës për çfarëdo veprimi kundër vazhdimit të krimeve të luftës së regjimit sionist".

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (e shtunë) në Bejrut në fund të vizitës së tij dy ditore në Irak, Liban dhe Siri, ka zhvilluar një konferencë shtypi për gazetarët e pranishëm.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amir Abdulahjan duke shprehur ngushëllime për vrasjen e gazetarëve gjatë ditëve të fundit, deklaroi: "Ajo çfarë ka rëndësi është ndërprerja e krimeve të regjimit sionist ndaj popullatës palestineze në Rripin e Gazës".

Amir Abdulahjan shtoi: "Liderët e rezistencës kanë gatishmërinë e nevojshme për të gjitha skenarët e mundshëm kundër regjimit sionist. Pavarësisht të gjitha krimeve të kryera nga regjimi sionist, rezistenca palestineze në Rripin e Gazës ka aftësi dhe moral të lartë dhe rezistenca në të gjitha frontet ka vendosur në dispozicion të saj të gjitha skenarët e mundshme".

Shefi i diplomacisë iranian ka theksuar: "Republika Islamike e Iranit në mënyrë aktive mbështet rezistencën e popullit të Palestinës dhe të Libanit përball çfarëdo lloj krime lufte në arenën politike, mediatike dhe shtetërore. Regjimi sionist ndodhet në gjendjen më të keqe të sigurisë dhe ushtarake. Me rrethanat e reja të krijuara në rajon, ajo për të cilën mediat flisnin si normalizim i marrëdhënieve të Arabisë Saudite dhe regjimit sionist, aktualisht është larguar tërësisht nga tryeza".

Amir Abdulahjan në lidhje me shpërnguljen e detyrueshme të popullatës palestineze nga Rripi i gazës, ka thënë: "Regjimi aparteid izraelit ka vendosur në krye të veprimeve të tij sulmin ushtarak ndaj fëmijëve, grave dhe civilëve palestinezë".  

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka reaguar edhe ndaj planit anti-palestinez të Francës dhe ka theksuar: "As Franca dhe asnjë shtet tjetër perëndimor nuk mund të imponojë ndonjë plan për popullin e Palestinës. Asnjë mendje e shëndosh nuk mund të durojë vrasjen e grave, fëmijëve dhe civilëve dhe të mbështesë vrasje të tilla. Bota perëndimore është përgjegjëse për krimet e luftës që po kryen regjimi sionist  dhe Tel Aviv nuk mund të dalë fitues nga kjo fushëbetejë. Esencialisht beteja e vrasjes së njerëzve të pafajshëm, grave e fëmijëve, është betejë e disfatës së agresorëve".

Vlen të theksohet se prania e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Bejrut dhe në zonat më të afërta të mundshme me Rripin e Gazës, në një kohë më pak se një javë nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe në kohën kur e gjithë bota ka mbyllur sytë ndaj krimeve çnjerëzore dhe barbare të regjimit sionist, tregon se zëri i Teheranit në mbështetje të fushëbetejës së rezistencë vazhdon të jetë i lartë pa kurrfarë brengosje.

Amir Abdulahjan pas arritjes në aeroportin e Bejerutit ka theksuar: "Ne Jemi në Bejrut në mënyrë që më zë të lartë të deklarojmë së bashku me vendet dhe qeveritë e vendeve islame se nuk durojmë krimet barbare të regjimit sionist ndaj popullatës palestineze në Rripin e Gazës". Vizita e shefit të diplomacisë iraniane në tre vendet e rajonit mbështetëse të Frontit të Rezistencës është vlerësuar nga analistët e çështjeve ndërkombëtare si kundërpërgjigje ndaj vizitës së funksionarëve amerikanë në territoret e pushtuara të Palestinës dhe mbështetjes së deklaruar ndaj regjimit sionist. Një vizitë kjo që nga aspekti i kohës dhe destinacioneve të zgjedhura, vlerësohet shumë e rëndësishme dhe tregon se Republika Islamike e Iranit nuk ka kurrfarë brengosje për ta mbështetur rezistencën në rajon përball raketave izraelite dhe në valën luftës gjithëpërfshirëse në rajon dhe funksionarët më të lartë iranian zhvillojnë vizita në zonat më të afërta të kësaj lufte, do të thotë në Siri e Liban. Aparati diplomatik i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu gjatë tërë javës së kaluar plotë me trazira në rajon dhe që nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" të forcave të rezistencës palestineze kundër kolonive sioniste, ka bërë të gjitha përpjekjet për ta mbështetur rezistencën në terren duke shpjeguar rrethanat dhe shkaqet e fillimit të kësaj stuhie dhe rolin e krimeve të regjimit sionist në të"