Raisi:  Parandalimi i gjenocidit në Gaza kërkon veprim urgjent nga vendet islamike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149798-raisi_parandalimi_i_gjenocidit_në_gaza_kërkon_veprim_urgjent_nga_vendet_islamike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut theksoi: Heqja e bllokadës çnjerëzore të Gazës dhe parandalimi i gjenocidit në këtë zonë kërkon veprim të menjëhershëm nga Umeti Islamik dhe Irani është i gatshëm që të ndërmarrë veprime të përbashkëta me Irakun dhe të gjitha vendet islamike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 15, 2023 06:42 Europe/Tirane
  • Raisi:  Parandalimi i gjenocidit në Gaza kërkon veprim urgjent nga vendet islamike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut theksoi: Heqja e bllokadës çnjerëzore të Gazës dhe parandalimi i gjenocidit në këtë zonë kërkon veprim të menjëhershëm nga Umeti Islamik dhe Irani është i gatshëm që të ndërmarrë veprime të përbashkëta me Irakun dhe të gjitha vendet islamike.

Presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me kryeministrin irakian, Mohammad Shia al-Sudani, duke iu referuar dinamikës dhe progresit të marrëdhënieve mes dy vendeve në periudhën e fundit, theksoi vazhdimin e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfituar nga kapacitetet e mëdha të Iranit dhe Irakut. Sipas IRNA, Presidenti më tej shprehu shqetësimin e thellë të Republikës Islamike të Iranit lidhur me veprimet çnjerëzore dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza dhe shtoi: Regjimi sionist me ndëshkime masive dhe krime sistematike kundër civilëve të pambrojtur dhe të pafajshëm, po përpiqet të hakmerret për humbjen e thellë të tij përballë forcave të rezistencës në fushën e betejës. Raisi u shpreh:  Ajo që pamë në Gaza ishte rezultat i akumulimit të zemërimit të shkaktuar nga mizoritë dhe krimet e sionistëve, por liderët e regjimit sionist përpiqen ta lidhin atë me faktorë të jashtëm. Në këtë bisedë telefonike, kryeministri i Irakut gjithashtu vlerësoi qëndrimet parimore të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, qeverisë dhe kombit të Iranit në mbështetjen e popullit të shtypur të Palestinës dhe tha:  Ajo që sot po ndodh në Gaza është një gjenocid masiv në shenjë hakmarrjeje për disfatën e madhe që regjimi sionist pësoi në terren nga rezistenca paletineze. Kryeministri irakian shtoi:  Autoritetet e regjimit sionist kërkojnë të shfryjnë zemërimin e tyre mbi civilët e pafajshëm dhe për këtë arsye të gjitha vendet islame janë të detyruara të përdorin të gjitha kapacitetet e tyre për të ndalur këtë proces.