Amir Abdollahian: Regjimi sionist duhet të ndalojë menjëherë gjenocidin kundër Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149926-amir_abdollahian_regjimi_sionist_duhet_të_ndalojë_menjëherë_gjenocidin_kundër_palestinës
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me homologun e tij irlandez theksoi se regjimi sionist duhet të ndalojë menjëherë aktet terroriste dhe të gjenocidit kundër Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2023 05:58 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Regjimi sionist duhet të ndalojë menjëherë gjenocidin kundër Palestinës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me homologun e tij irlandez theksoi se regjimi sionist duhet të ndalojë menjëherë aktet terroriste dhe të gjenocidit kundër Palestinës.

Sipas IRNA, ministri i jashtëm i Iranit Amir Abdollahian në një bisedë telefonike me "Michael Martin", ministrin e Jashtëm të Irlandës, dënoi krimet e kryera nga regjimi sionist në rrethimin e Gazës dhe tha: Zgjerimi i mundshëm i luftës në frontet e tjera po i afrohet fazës së pashmangshme dhe është e nevojshme që sa më parë të krijohen korridore të përshtatshme për dërgimin e ujit, ushqimit, mjeteve mjekësore dhe farmaceutike për banorët e Gazës. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm i Irlandës shprehu shqetësimin për përhapjen e tensioneve në territoret e pushtuara dhe theksoi se është e nevojshme që në këtë luftë të respektohen të drejtat ndërkombëtare humanitare. Ai theksoi: Irlanda thekson domosdoshmërinë e krijimit të një korridori humanitar për të dërguar ndihma dhe mjete thelbësore humanitare për popullin e Gazës. Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës gjithashtu e cilësoi si shqetësuese rritjen e tensioneve në rajon dhe shprehu shpresën se Republika Islamike e Iranit, duke luajtur rolin e saj unik në rajon, mund të sigurojë një iniciativë të dobishme për të reduktuar shtrirjen e krizës në rajon.