7 të plagosur nga një tërmet në jug të Iranit
(last modified Fri, 20 Oct 2023 09:28:11 GMT )
Tetor 20, 2023 11:28 Europe/Tirane
  • 7 të plagosur nga një tërmet në jug të Iranit

Tërmeti në Khan Zanian të Shirazit, pjesë e provincës Fars (në jug të Iranit) la shtatë të plagosur.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; "Farhad Saadi", Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të provincës Fars, tha: Pas tërmetit prej 4.9 të shkallës Rihter në orën 2:13 të mëngjesit të kësaj të premteje, ekipet e shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe janë dërguar në zonën Khan Zanian, e cila ishte epiqendra e këtij tërmeti.  Saadi vazhdoi: Deri më tani nga ky tërmet janë lënduar shtatë persona.  Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të provincës Fars shtoi: Të lënduarit janë trajtuar në qendra ambulatore dhe tani ndodhen në gjendje të mirë.  Saadi tha: Pas tërmetit, ekipi i menaxhimit të krizave të provincës dhe zyrtarët përkatës vizituan zonën dhe sipas inspektimeve fillestare të shkatërrimeve dhe humbjeve financiare, tërmeti nuk është vlerësuar shumë shkatërrimtar. Khan Zanian ndodhet 39 kilometra në jugperëndim të Shirazit, kryeqyteti i provincës Fars.