Sot në Teheran mbahet takimi i ministrave të jashtëm "3+3";
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150240-sot_në_teheran_mbahet_takimi_i_ministrave_të_jashtëm_3_3
Sot (e hënë) në Teheran do të mbahet takimi i dytë “3+3” me praninë e ministrave të jashtëm të Republikës së Azerbajxhanit, Armenisë, Rusisë, Turqisë dhe Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 23, 2023 10:14 Europe/Tirane
  • Sot në Teheran mbahet takimi i ministrave të jashtëm

Sot (e hënë) në Teheran do të mbahet takimi i dytë “3+3” me praninë e ministrave të jashtëm të Republikës së Azerbajxhanit, Armenisë, Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Sipas IRNA, ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, në një takim të organizuar nga ministri i jashtëm i Iranit, do të mblidhen sot në Teheran për të marrë pjesë në takimin e dytë "3+3" për të diskutuar çështjet e rajonit të Kaukazit Jugor dhe përpjekjet për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal në fushat politike, ekonomike, të sigurisë, tranzitit, energjetikës, etj.  Një nga synimet më të rëndësishme të formimit të këtij grupi rajonal është zgjidhja e problemeve të rajonit me praninë e vendeve të rajonit dhe pa ndërhyrjen e vendeve ekstra-rajonale dhe perëndimore dhe bazuar në këtë, një nga boshtet e së takimit të sotëm do të jenë bisedimet e paqes ndërmjet Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë.  Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, së fundmi njoftoi se ka rënë dakord të  marrë pjesë në një takim në formën e grupit "3+3" të propozuar nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Takimi i parë i “3+3” në nivel zëvendësministrash të jashtëm u mbajt vitin e kaluar në Moskë.  Mbajtja e takimit “3+3” do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të politikës së fqinjësisë së qeverisë së 13-të iraniane dhe zgjerimit të marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve dhe zgjidhjes së problemeve rajonale pa ndërhyrje të huaja.