Ndërron jetë Leila Afshar, kitaristë e njohur iraniane
Është ndarë nga jeta profesoresha Leila Afshar, mjeshtre e muzikës dhe femra e parë në botë që ka doktoraturë në kitarë.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, kjo artiste ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare pasi ka kaluar një periudhë të gjatë sëmundjeje dhe kjo është ndërkohë që një nga veprat e saj është publikuar së fundmi në Iran. Leila Afshar ishte një nga 12 kitaristët ndërkombëtarë të zgjedhur për të luajtur në shfaqjen muzikore Andres Segovia në Universitetin e Kalifornisë. Ajo ka mbajtur shumë koncerte në Iran, Amerikë, Britani të Madhe, Irlandë, Kanada, Francë, Danimarkë, Itali, Afrikë, Zelandën e Re, Australi dhe Amerikën e Jugut, si dhe në qëndra muzikore të njohura në botë. Ceremonia e varrimit të kësaj artisteje do të mbahet sot më 25 tetor në vendlindjen e saj, qyteti Tanekaboun.