Ndërron jetë Leila Afshar, kitaristë e njohur iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150352-ndërron_jetë_leila_afshar_kitaristë_e_njohur_iraniane
Është ndarë  nga jeta profesoresha Leila Afshar, mjeshtre e muzikës dhe femra e parë në botë që ka doktoraturë në kitarë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 25, 2023 09:32 Europe/Tirane
  • Ndërron jetë Leila Afshar, kitaristë e njohur iraniane

Është ndarë  nga jeta profesoresha Leila Afshar, mjeshtre e muzikës dhe femra e parë në botë që ka doktoraturë në kitarë.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, kjo artiste ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare pasi ka kaluar një periudhë të gjatë sëmundjeje dhe kjo është ndërkohë që një nga veprat e saj është publikuar së fundmi në Iran. Leila Afshar ishte një nga 12 kitaristët ndërkombëtarë të zgjedhur për të luajtur në shfaqjen muzikore  Andres Segovia në Universitetin e Kalifornisë.  Ajo ka mbajtur shumë koncerte në Iran, Amerikë, Britani të Madhe, Irlandë, Kanada, Francë, Danimarkë, Itali, Afrikë, Zelandën e Re, Australi dhe Amerikën e Jugut, si dhe në qëndra muzikore të njohura në botë. Ceremonia e varrimit të kësaj artisteje do të mbahet sot më 25 tetor në vendlindjen e saj, qyteti Tanekaboun.