Diplomacia aktive e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me Gazën
Hussein Amir Abdollahian, Ministër i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në vazhdim të diplomacisë aktive dhe dinamike lidhur me Gazën, udhëtoi për në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke dënuar krimet e Tel Avivit, ai theksoi nevojën për të vepruar seriozisht në ndalimin e luftës kundër Gazës.
Hussein Amir Abdollahian është një nga zyrtarët e huaj më aktivë që po përpiqet të ndalojë luftën kundër Gazës. Pas fillimit të sulmeve të regjimit sionist kundër Gazës, Amir Abdollahian udhëtoi në katër vende: Irak, Liban, Siri dhe Katar. Ai u konsultua me autoritetet e këtyre vendeve për nevojën e ndalimit të luftës kundër Gazës. Amir Abdollahian mori pjesë edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah, ndërsa në takim u konsultua edhe me ministrat e jashtëm të disa vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit këtë javë priti ministrat e jashtëm të Afrikës së Jugut dhe Nigerit, si dhe 4 ministrat e jashtëm të Kaukazit dhe Rusisë. Amir Abdollahian gjithashtu sot në Nju Jork u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Ai, udhëtoi për në Nju Jork me ftesë të ministrit të Jashtëm brazilian si kreu i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për çështjen e Palestinës. Amir Abdollahian në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara theksoi: Realiteti është se pushtimi i dhunshëm është shndërruar në aparteid brutal dhe të gjerë. Është ky kombinim i tmerrshëm i "pushtimit kronik" dhe "aparteidit të gjerë" që i jep regjimit pushtues lejen për të gjakosur dhe vrarë në masë njerëzit e pushtuar dhe të shtypur nga ai. Prandaj, tani është koha për të shqyrtuar fytyrën e vërtetë të këtij regjimi dhe për ta njohur atë ashtu siç është, siç bëri Asambleja e Përgjithshme në vitin 1975 me Rezolutën nr. 3379 duke e identifikuar 'sionizmin si racizëm'. Republika Islamike e Iranit ka qenë gjithmonë pioniere në mbrojtjen e Palestinës dhe e ka konsideruar çështjen e Palestinës si çështje islame. Përpjekjet diplomatike të Amir Abdollahian kanë për qëllim ndalimin e krimeve të regjimit sionist, ndërkohë që fatkeqësisht disa vende të rajonit me qëndrimet e tyre pasive dhe të heshtura nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndalur krimet e sionistëve. Gaza sot nga njëra anë ka nevojë për mbështetjen e vendeve islamike për të ndalur mizoritë dhe krimet e regjimit pushtues të Kodsit dhe nga ana tjetër vendet islame duhet të paktën të jenë në gjendje të mbrojnë identitetin e tyre fetar. Pa dyshim, një nga arsyet kryesore të arrogancës së regjimit sionist për të vazhduar vrasjen dhe masakrimin e popullit të Gazës është qëndrimi i vendeve islamike. Frika e regjimit sionist nga reagimi i grupeve të rezistencës është një faktor i rëndësishëm që bëri që ky regjim të përmbahej nga fillimi i një lufte tokësore kundër Gazës. Pa dyshim, nëse të gjitha vendet islamike si Republika Islamike e Iranit përpiqen të ndalojnë krimet e regjimit sionist dhe të bëjnë presion mbi këtë regjim uzurpues, Tel Avivi nuk mund të masakrojë popullin e Gazës. Një çështje tjetër e rëndësishme është se; Diplomacia aktive dhe dinamike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit për ndalimin e krimeve të regjimit sionist kundër Gazës, neutralizon pretendimet dhe përpjekjet që tentojnë ta fusin Iranin në prapaskena të caktuara të thurura nga regjimi sionist.