Amir Abdollahian: Vazhdimi i krimeve nga regjimi sionist e ka tensionuar rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150484-amir_abdollahian_vazhdimi_i_krimeve_nga_regjimi_sionist_e_ka_tensionuar_rajonin
Ministri i Jashtëm i Iranit e cilësoi situatën në rajonin e Azisë Perëndimore si të ndërlikuar dhe tha: Rajoni është kthyer në një fuçi baruti për shkak të vazhdimit të krimeve nga regjimi izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2023 17:24 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Vazhdimi i krimeve nga regjimi sionist e ka tensionuar rajonin

Ministri i Jashtëm i Iranit e cilësoi situatën në rajonin e Azisë Perëndimore si të ndërlikuar dhe tha: Rajoni është kthyer në një fuçi baruti për shkak të vazhdimit të krimeve nga regjimi izraelit.

Sipas IRNA; Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hussein Amir Abdollahian, i cili mbërriti në Nju Jork të mërkurën në mbrëmje për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Palestinën, në një intervistë për Radion Kombëtare Amerikane (NPR) kritikoi mbështetjen amerikane për vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër popullit të shtypur palestinez dhe tha: Qytetarët izraelitë nuk kanë besim tek Netanyahu dhe sistemi i tyre i sigurisë; Tani vetëm makina luftarake e Izraelit po punon dhe komanda dhe menaxhimi i saj është me Amerikën. Amir Abdullahian deklaroi se nëse vazhdon vrasja e grave, fëmijëve dhe civilëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, ekziston çdo mundësi dhe sqaroi se masat ndërkombëtare dhe politike duhet të ndihmojnë në ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve në Gaza dhe dëigmin  ndihmave humanitare për Gazën.  Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit e cilësoi Hamasin si një lëvizje çlirimtare palestineze dhe vuri në dukje se Irani i jep mbështetje politike veprimeve të lëvizjeve çlirimtare për çlirimin e tokës së tyre.  Amir Abdullahian njoftoi se zgjidhja e Iranit për çështjen palestineze është mbajtja e një referendumi midis të gjithë banorëve origjinalë palestinezë dhe sqaroi: kjo tokë i përket popullit origjinal palestinez, duke përfshirë hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët dhe tha se mbajtja e një referendumi do t'i ndihmojë palestinezët të vendosin fatin e vet.