Kryeministri i Irakut mbërrin në Teheran për një vizitë zyrtare
Muhamed Shia al-Sudani, kryeministri i Irakut, mëngjesin e sotëm (e hënë) mbërriti në Teheran për një vizitë zyrtare dhe u mirëprit nga Presidenti i Republikës së Iranit, Ebrahim Raisi.
Sipas ISNA, gjatë këtij udhëtimi, Sudani do të takohet me një sërë zyrtarësh iranianë dhe do të diskutojë për zhvillimet në Gaza. Sipas asaj që kanë bërë të ditur mediat irakiane, kryeministri irakian pas vizitës në Iran do të vizitojë edhe disa vende anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Vizita e kryeministrit irakian Muhamed Shia al-Sudani në Teheran u realizua në kohën kur gjatë vizitës së tij të djeshme në Bagdad, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken diskutoi me kryeministrin irakian zhvillimet aktuale në Rripin e Gazës. Agjencia zyrtare irakiane e lajmeve (WAA) raportoi se sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u takua me kryeministrin irakian Muhamed Shia al-Sudani. Sekretari amerikan i shtetit kishte shkuar më parë në Jordani për të marrë pjesë në takimin e Amanit ku diskutoi për zhvillimet në Gaza me praninë e ministrave të jashtëm të disa vendeve arabe. Para Jordanisë, Blinken shkoi në Tel Aviv për herë të dytë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.