Nëntor 06, 2023 09:00 Europe/Tirane
  • Raisi: Krimet e regjimit sionist janë akte aparteidi kundër feve hyjnore

Presidenti i Iranit Seyed Ebrahim Raisi tha: Bombardimi i kishës së Gazës dhe shkatërrimi i kësaj trashëgimie historike të kombit palestinez janë shembuj të veprimeve të aparteidit jo vetëm kundër myslimanëve palestinezë, por edhe kundër feve të tjera hyjnore, të cilat kryhen me mbështetjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane.

Sipas IRNA, Sejed Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me "Papa Françesku", lideri i katolikëve botërorë, krimet e tmerrshme dhe të paprecedentë të regjimit uzurpator sionist në martirizimin e afro 10 mijë njerëzve, mes të cilëve 4 mijë fëmijë dhe 2500 gra, i cilësoi si gjenocidin më të madh të shekullit dhe shtoi: Rreth këtyre krimeve tronditëse, çfarë përgjigje mund të kenë vendet që mbështesin këtë regjim ndaj njerëzve të botës? Raisi duke thënë se mbështetja e popullit të shtypur të Palestinës sot është detyrë e mësimeve të të gjitha feve abrahamike, përfshirë të krishterët, vlerësoi qëndrimin e liderit katolik botëror për domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza dhe kërkoi që "Papa Françesku" duke marrë në konsideratë pozitën e tij në Perëndim, të paralajmërojë vendet perëndimore që mbështesin regjimin sionist që këta të fundit të mundësojnë ndërprerjen e krimeve në Gaza. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Raisi, duke iu referuar lirisë së veprimit të të krishterëve në kryerjen e detyrave fetare dhe gëzimin e të gjitha të drejtave qytetare në Republikën Islamike të Iranit, tha: Sot, jo vetëm të krishterët e Iranit, por edhe të krishterët e rajonit në Armeni, Irak dhe Siri, Republikën Islamike të Iranit e njohin si strehën e tyre, pasi ne mbrojmë jo vetëm të drejtat e kombeve myslimane, por edhe të drejtat e të krishterëve. Në këtë bisedë telefonike, Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, duke vlerësuar qëndrimin e presidentit në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës, theksoi domosdoshmërinë e përpjekjes për ndalimin e sulmeve në Gaza dhe vendosjen e armëpushimit në këtë rajon dhe tha: Unë si udhëheqësi i katolikëve të botës do të bëj gjithçka që kam në dorë për të ndalur këto sulme dhe për të parandaluar që më shumë gra dhe fëmijë të bëhen viktima në Gaza.

Tags