Nëntor 07, 2023 16:57 Europe/Tirane
  • Në Suedi u zhvillua seanca e gjykatës së apelit për Hamid Nouri

Ditën hënë në Suedi u zhvillua seanca gjyqësore e gjykatës së apelit për dosjen e Hamid Nouri dhe avokati i grupit terrorist MEK në këtë seancë ka bërë pretendime që nuk kanë lidhje me rastin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ditën e hënë është mbajtur seanca gjyqësore e apelit për rastin e Hamid Nouri, shtetas iranian i ndaluar në Suedi.

Maxhid Nouri, djali i Hamid Nouri, ka publikuar një video në rrjetet sociale X nga margjina e kësaj seance gjyqësore dhe ka thënë: “Kanali televiziv i grupit terrorist MEK sot është duke përgatitur një reportazh dhe arsyeja e raportimit është se “Kenneth Lewis “, avokati i këtij grupi, do të flasë në Gjykatë".

Ai në vazhdim tha: "Avokati i grupit terrorist MEK e braktisi plotësisht çështjen në seancën gjyqësore dhe kërkon të heqë një njollë turpi nga grupi terrorist MEK”.

Djali i Hamid Nouri tha: "Pavarësisht nga vrasjet e kryera nga grupi terrorist MEK kundër popullit të Iranit, gjë që ata nuk mund ta mohojnë kurrë, një nga krimet e këtij sekti terrorist është bashkëpunimi me regjimin Ba'ath të Irakut kundër popullit të tyre (popullit iranian), dhe të gjitha përpjekjet e bëra nga Kenneth Lewis sot, të janë bërë në drejtim të kësaj që t'i heqë një njollë të turpit skandaloz këtij grupi terrorist".

Sipas Maxhid Nouri, gjyqtari i gjykatës ka paralajmëruar avokatin e grupit terrorist MEK dhe ka thënë se deklaratat e tij nuk kanë lidhje me rastin.

Djali i Hamid Nurit tha: "Edhe nëse grupi terrorist MEK fiton në këtë gjykatë, ky bashkëpunim me ish-regjimin Baath të Irakut është një njollë e madhe turpi dhe tradhtie që ata po përpiqen ta fshijnë nga balli i tyre. Humbja në këtë rast nuk është e rëndësishme për grupin terrorist MEK, por më e rëndësishme është heqja e kësaj njolle të turpi".

Avokatët e Hamid Nouri ngritën 3 pika në fillim të kësaj seance gjyqësore; së pari, prokurori pretendoi se data e lindjes së vajzës së Hamid Nouri nuk është e saktë. Gjyqtari e pyeti prokurorin për këtë dhe prokurori e tërhoqi deklaratën e tij dhe pretendoi se Hamid Nouri nuk ishte në pushim në datën për të cilën flitet në çështje.

Vërejtja e dytë e avokatëve të Hamid Nouri ishte për përfshirjen e Omid Farhand, polici suedez me origjinë iraniane, i cili u takua me Hamid Nouri 63 herë pa koordinim; avokatët e Hamid Nouri kërkuan një shpjegim se pse një oficer policie që duhet të vepronte në mënyrë të paanshme u përpoq kaq shumë të afrohej me Hamid Nouri.

Prokurori nuk i është përgjigjur kësaj vërejtje të avokatëve të Hamid Nouri.

Vërejtja e tretë e avokatëve të Hamid Nouri ka të bëjë me pretendimin e prokurorit se ai nuk mund të komunikonte me Iranin.

Tags