Raisi takohet dhe bisedon me emirin e Katarit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me emirin e Katarit, deklaroi: "Kalimi i kohës as nuk i jep legjitimitet pushtimit dhe as nuk krijon kurrfarë të drejte ligjore për pushtuesit mbi vendin e pushtuar. Çfarëdo rrugëzgjidhje për çështjen e Palestinës duhet të ketë parasysh këtë çështje kyçe se regjimi sionist është pushtues dhe uzurpues dhe si i tillë nuk posedon kurrfarë të drejte në territorin e Palestinës".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi sot në mesditë sipas kohës lokale në pjesën e parë të udhëtimit të tij në Arabinë Saudite që është planifikuar për të marrë pjesë në samitin urgjent të krerëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në një takim me Sheik Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani, emirin e Katarit, duke theksuar se menaxhimi i skenës në kryerjen e krimeve të regjimit pushtues sionist kundër popullatës së pambrojtur dhe civile të Rripit të Gazës është në duart e amerikanëve, theksoi zbatimin e një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të parandalohet vonesa dhe zvarritja e SHBA-së dhe e regjimit sionist në këtë drejtim.
Presidenti iranian deklaroi se aparati ushtarak dhe i inteligjencës së regjimit sionist u shemb në ditët e para të luftës, por amerikanët po përpiqen t'i mbajnë në këmbë ata dhe shtoi: "Sionistët janë të paaftë të përballen me forcat e rezistencës palestineze, ata vetëm masakrojnë popullatën civile dhe njerëzit e pambrojtur dhe gra dhe fëmijë të pafajshëm të Rripit të Gazës".
Duke iu referuar heshtjes vdekjeprurëse të shteteve që pretendojnë të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe mosveprimit të organizatave ndërkombëtare përballë krimeve barbare të kryera nga sionistët në vrasjen e popullatës së shtypur dhe të pambrojtur palestineze të Rripit të Gazës, përfshirë masakrën e më shumë se 5000 fëmijëve të pafajshëm palestinezë, Raisi paralajmëroi: "Nëse popujt bëhen të zhgënjyer nga mosveprimi i qeverive, atëherë mbaron durimi i tyre dhe ekziston mundësia që çdo gjë të ndodhë në rajon dhe askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë lëvizjen e vrullshme të popujve të rajonit".
Sejed Ebrahim Raisi gjithashtu theksoi: "Kalimi i kohës nuk legjitimon pushtimin dhe as nuk i krijon të drejtë pushtuesit. Çdo zgjidhje për çështjen palestineze duhet të përfshijë këtë pikë kyçe se regjimi sionist është uzurpator dhe pushtues dhe nuk ka asnjë të drejtë në tokën palestineze".
Në këtë takim, Sheik Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani, emiri i Katarit, gjithashtu e përshkroi rolin e Republikës Islamike të Iranit dhe presidentit të saj si pionier dhe vendimtar në botën islame, si dhe foli për presionin e opinionit publik për të detyruar qeveritë që mbështesin regjimin sionist për të ndryshuar qëndrimet e tyre dhe shtoi:" Shpresoj që takimi i sotëm të jetë i dobishëm në ndihmë konkrete dhe praktike për palestinezët në Gaza".
Emiri i Katarit deklaroi se regjimi sionist nuk mund të vazhdojë konfliktin dhe luftën e shkatërrimit dhe e konsideroi qëndrueshmërinë e forcave të rezistencës palestineze si vendimtare në rezultatin e ekuacionit të luftës.