Raisi kritikon ndëshkimin e organizuar kolektiv të njerëzve në Gaza
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka kritikuar ashpër dënimin kolektiv të palestinezëve në Rripin e Gazës, i cili sipas tij po bëhet në mënyrë të organizuar.
Në një letër drejtuar liderëve botërorë të martën, Raisi tha se regjimi izraelit vrau mijëra njerëz në Gaza, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, shkatërrimin e spitaleve, xhamive, kishave, shtëpive dhe infrastrukturës kritike si dhe refuzimin e tij për të hequr një bllokadë që ka çuar në mungesë të ujit, energjisë elektrike dhe ushqimit në enklavë çka përbën një “dënim kolektiv intensiv dhe të organizuar” të njerëzve në Gaza dhe është në kundërshtim të qartë me të gjitha parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.
Raisi tha në letër se Palestina, si një vend nën pushtim, ka të drejtën për t'i rezistuar agresionit dhe pushtimit me të gjitha mjetet, duke përfshirë luftën e armatosur, duke shtuar se të njëjtat ligje ndërkombëtare nuk i japin regjimit sionist të Izraelit një të drejtë legjitime që të mbrohet duke vrarë civilë.
Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të dënojnë krimet e kryera nga regjimi izraelit në Gaza dhe të detyrojnë regjimin sionist të ndalë agresionin e tij në enklavë.
Presidenti Raisi tha se komuniteti ndërkombëtar ka për obligim të detyrojë regjimin izraelit të heqë bllokadën e tij në Gaza për të lejuar që ndihma humanitare, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe karburantin, të arrijë tek njerëzit në këtë territor.
Në fund të letrës, presidenti iranian shprehu shpresën se Zoti i Madhërishëm do ta shpëtojë kombin e shtypur palestinez nga pushtimi, agresioni dhe krimet e regjimit sionist.