Amir Abdollahian takohet me homologen e tij franceze në Gjenevë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, i cili u takua me homologun e tij francez në Gjenevë, tha se me të ka pasur një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme.
Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian, i cili udhëtoi në Gjenevë në krye të një delegacioni për të ndjekur konsultimet mbi situatën në Gaza, u takua dhe diskutoi me ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna. Në këtë takim u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet aktuale në Gaza. Palët shprehën pikëpamjet e tyre për dimensionet e krizës dhe mënyrat për t'i dhënë fund saj. Në këtë takim u diskutua edhe për disa çështje konsullore dhe dypalëshe. Palët ranë dakord për vazhdimin e konsultimeve të përbashkëta në nivele të ndryshme. Amir Abdollahian gjithashtu në kanalin X ka shkruar: Në Gjenevë patëm një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme me “Catherine Colonna”, Ministre e Punëve të Jashtme të Francës, lidhur me zhvillimet në Palestinë, çështjet dypalëshe, konsullore dhe perspektivat e marrëdhënieve Iran-Francë. Ai shtoi: Ndërsa u paralajmërua për pasojat e vazhdimit të krimeve të luftës në Gaza, u theksua nevoja për ndërprerjen e menjëhershme të gjenocidit në Gaza, dërgimin e ndihmave dhe shkëmbimin e të burgosurve civilë.