Iranianët të bashkuar ngritën kundër krimeve të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i151642-iranianët_të_bashkuar_ngritën_kundër_krimeve_të_izraelit
Populli i Iranit Islamik në të gjithë vendin, në kuadër të dënimit të "vrasjes së foshnjave", "kryerjes së krimeve", "gjenocidit", "masakrës", "terrorit", "krimit të luftës" dhe "katastrofës njerëzore" në Rripin e Gazës, mbajtën një marshim madhështor në mbështetje të fëmijëve të shtypur të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2023 13:00 Europe/Tirane
  • Iranianët të bashkuar ngritën kundër krimeve të Izraelit

Populli i Iranit Islamik në të gjithë vendin, në kuadër të dënimit të "vrasjes së foshnjave", "kryerjes së krimeve", "gjenocidit", "masakrës", "terrorit", "krimit të luftës" dhe "katastrofës njerëzore" në Rripin e Gazës, mbajtën një marshim madhështor në mbështetje të fëmijëve të shtypur të Palestinës.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, qytetarët i Iranit Islamik në mbarë vendin duke mbajtur një marsh të gjerë protestues, kanë shprehur solidaritetin me nënat e dëshmorëve të Rripit të Gazës dhe duke shprehur zemërimin dhe irritimin e tyre ndaj krimeve të regjimit sionist, u kërkuan qarqeve botërore që të të ndalojë vrasjen e regjimit pushtues izraelit dhe të ndërmarrin masa serioze për tu kujdesur ndaj të plagosurve palestinezë në Rripin e Gazës.

Qytetarët iranianë në qytete dhe fshatra të Iranit dënuan sot (e shtunë) krimet e regjimit pushtues izraelit kundër fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës në tubime të mëdha dhe epike dhe theksuan ndërprerjen e menjëhershme të krimeve të regjimit sionist.

Populli mysliman i Iranit duke brohoritur parulla kundër regjimit pushtues izraelit, dënoi bombardimet e spitaleve dhe vrasjet brutale të fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist, ndërkohë që regjimi pushtues izraelite me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumicës së shteteve perëndimore, mori masa për të kundërpërgjigjur dhe kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e grupeve të rezistencës palestineze duke bombarduar qendrat mjekësore dhe shtëpitë e banimit dhe duke vrarë e masakruar fëmijë, gra dhe persona të moshuar.

Vazhdimi i bombardimeve kundër Rripit të Gazës dhe vrasja e grave dhe fëmijëve palestinezë vazhdon ndërkohë që shtetet perëndimore që mbështesin regjimin sionist kanë vënë veton ndaj çdo rezolute të armëpushimit në Këshillin e Sigurimit, ose në vend që të përpiqen të ndalojnë vrasjen dhe bombardimin e palestinezëve, ata kërkojnë të miratojnë rezoluta në mbështetje të mëtejshme ndaj Tel Avivit.