Përkujtohet Abu Nasr Farabi, dita kombëtare e urtësisë dhe filozofisë
(last modified Tue, 21 Nov 2023 17:11:16 GMT )
Nëntor 21, 2023 18:11 Europe/Tirane
  • Përkujtohet Abu Nasr Farabi, dita kombëtare e urtësisë dhe filozofisë

Sot (e martë), 30 aban e kalendarit iranian që përkon me 21 nëntor, është dita kombëtare e urtësisë dhe filozofisë dhe e përkujtimit të filozofit të njohur iranian-islam Ebu Nasr Farabi, filozof, mendimtar, matematikan dhe astrolog i shekujve III dhe IV hixhri kameri.

Data 30 aban, që përkon me Ditën Botërore të Filozofisë; është regjistruar si dita e “Farabi-ut” në kalendarin kombëtar të Iranit, ky emërtim është për shkak se Abu Nasr Farabi konsiderohet themeluesi i vërtetë i filozofisë në qytetërimin islam.

Sot është 30 aban; Dita Kombëtare e Urtësisë dhe Filozofisë dhe e përkujtimit të Abu Nasr Farabi, një prej filozofëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj iranianë të Epokës së Artë të Islamit, qytetërimi njerëzor i të cilit i detyrohet projekteve të tij në ndërtimin e shoqërive. Abu Nasr Farabi është një filozof, mendimtar, matematikan dhe astrolog i shekujve III dhe IV hixhri kameri.

Ebu Nasr Muhamed bin Muhamed Farabi, (259-339 hixhri) lindi në qytetin Farab të Horasanit. Farabi-u është filozofi i parë që u shfaq në epokën islame, dhe në bazë të kësaj ai quhet "Mjeshtër i Filozofëve" dhe ai është gjithashtu filozofi i parë islam që përktheu veprat shkencore dhe urtësinë greke në gjuhën arabe dhe luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e filozofisë në botën islame.

Abu Nasr Farabi ishte ndër filozofët e mëdhenj dhe të dalluar në botë dhe qytetërimi njerëzor i detyrohet planeve të tij për ndërtimin e shoqërive. Farabi u specializua në filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë dhe muzikë. Shumica e veprave të tij ishin në fushën e filozofisë, logjikës, sociologjisë dhe hartimit të enciklopedisë.

Farabi-u gjithashtu ishte ai i cili shpiku instrumentin muzikor të quajtur "Kanun" në formën e 45 telave.