Shoqëria sportive e Iranit takohet me liderin suprem të Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i151856-shoqëria_sportive_e_iranit_takohet_me_liderin_suprem_të_revolucionit_islamik
Shoqëria sportive e Iranit sot do të takohet me Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik. Vendi takimit do të jetë huseinieja Imam Khomeinit (ra).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2023 04:43 Europe/Tirane
  • Shoqëria sportive e Iranit takohet me liderin suprem të Revolucionit Islamik

Shoqëria sportive e Iranit sot do të takohet me Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik. Vendi takimit do të jetë huseinieja Imam Khomeinit (ra).

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në takimin e shoqërisë sportive iraniane me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, marrinë pjesë medalistët e Lojërave Aziatike dhe Para-Aziatike, krerët e federatave, zyrtarë të Ministrisë së Sporteve dhe Komiteteve Olimpike dhe Paraolimpike, trajnerë të sporteve të ndryshme, së bashku me një sërë sportistësh fitues të medaljeve gjatë vitit të kaluar. Ekipi iranian në Lojërat Aziatike zuri vendin e shtatë duke fituar 13 medalje ari, 21 argjendi dhe 20 bronzi. Gjithashtu, ekipi iranian fitoi 44 medalje ari, 46 argjendi dhe 41 bronzi në Lojërat Para-Aziatike dhe me këtë mori titullin nënkampion duke përfunduar lojërat i dyti.