Gjeneral Fadavi: Fuqia e popullit palestinez ka mahnitur botën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i151968-gjeneral_fadavi_fuqia_e_popullit_palestinez_ka_mahnitur_botën
Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare Islamike deklaroi se guri ishte arma e vetme e palestinezëve në të kaluarën, sot palestinezët janë të pajisur me mjete dhe fuqi që kanë habitur të gjitha fuqitë e botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 25, 2023 07:51 Europe/Tirane
  • Gjeneral Fadavi: Fuqia e popullit palestinez ka mahnitur botën

Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare Islamike deklaroi se guri ishte arma e vetme e palestinezëve në të kaluarën, sot palestinezët janë të pajisur me mjete dhe fuqi që kanë habitur të gjitha fuqitë e botës.

Sipas IRNA, gjeneral brigade Ali Fadavi, zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare, tha se operacioni i stuhisë Al-Aksa i dha një goditje aq të rëndë Izraelit, saqë të gjithë të këqijtë e botës nxituan për në territoret e pushtuara për të parandaluar shembjen e këtij regjimi kriminal. Gjeneral Fadavi deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane me të gjitha forcat e tyre u rreshtuan në krah të regjimit sionist dhe shtoi se kjo ka ndodhur ndërkohë që nuk ka asnjë rast të vetëm të martirizimit të luftëtarëve të rezistencës. Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare theksoi se banorët e Gazës në këtë betejë bënë një epope dhe sqaroi se armëpushimi u kërkua nga regjimi izraelit dhe vendet perëndimore sepse ishin nën presion si brenda vendeve të tyre ashtu edhe në fushën e betejës. Gjeneral Fadavi deklaroi se fronti i rezistencës është përhapur në të gjithë rajonin. Dikur Jemeni ishte vendi më i varfër në frontin e rezistencës, por sot Jemeni ka arritur një fuqi të tillë që është në gjendje të rrëzojë dronin më të avancuar amerikan. Më në fund, pas rreth 50 ditësh të luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës, u vendos një armëpushim i përkohshëm katërditor. Armëpushimi në Rripin e Gazës është dashur të zbatohet të enjten në orën 10:00 me orën lokale, por për shkak të problemeve teknike dhe logjistike, është zbatuar një ditë vonesë të premten (24 nëntor). Sipas armëpushimit 4-ditor, çdo aksion ushtarak i të dyja palëve duhet të ndërpritet. Gjithashtu është planifikuar të lirohen 3 gra dhe fëmijë palestinezë për çdo të burgosur izraelit dhe 200 kamionë me ushqime dhe pajisje mjekësore do të dërgohen në të gjitha zonat në Rripin e Gazës.