Stërvitje e përbashkët detare mes Iranit, Rusisë dhe Kinës
(last modified Sat, 02 Dec 2023 06:14:41 GMT )
Dhjetor 02, 2023 07:14 Europe/Tirane
  • Stërvitje e përbashkët detare mes Iranit, Rusisë dhe Kinës

Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi mbajtjen e një stërvitje të përbashkët detare mes Iranit, Rusisë dhe Kinës.

Admiral Shahram Irani, komandant i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar mbajtjes së një stërvitjeje të përbashkët detare midis Iranit, Rusisë dhe Kinës, tha se vende si Pakistani, Brazili, Omani, India, Afrika e Jugut dhe disa vende fqinje në Detin Kaspik janë ftuar gjithashtu si vëzhgues të këtyre stërvitjeve. Admirali Shahram Irani tha se qëllimi kryesor i mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta në rajon është ngritja e aftësisë për të garantuar sigurinë në rajon dhe shtoi theksoi se mesazhi kryesor i stërvitjeve të përbashkëta në rajon është se sot nuk ka nevojë për praninë e një vendi të tretë për të garantuar sigurinë e anijeve dhe vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të vendosin sigurinë e duhur. Komandanti i Marinës iraniane vuri në dukje edhe mbajtjen dhe hapjen e një ekspozite të aftësive të kësaj force dhe deklaroi se kjo ekspozitë do të hapet këtë të shtunë në Teheran. Ajo është përqendruar në fusha të ndryshme të prodhimit të pajisjeve ushtarake, mjeteve lundruese sipërfaqësore dhe nënujorë me dhe pa ekuipazh, seksionet e raketave, silurëve dhe luftës elektronike. Pjesë të kësaj ekspozite do të shfaqen edhe në ekspozitën e Bandar Abbasit.

Tags