Irani: SHBA dhe Izraelin nuk mund ta eliminojnë rezistencën palestineze nga Gaza
Ministri i Jashtëm i Iranit ka këshilluar Shtetet e Bashkuara dhe regjimin izraelit që të mos përpiqen të eliminojnë rezistencën palestineze nga Rripi i Gazës.
Hossein Amir-Abdollahian i bëri komentet mes gazetarëve në Moskë të martën në fund të samitit të 12-të vjetor të ministrave të jashtëm të pesë shteteve bregdetare të Detit Kaspik.
"SHBA dhe regjimi sionist janë të paaftë të eliminojnë Hamasin dhe rezistencën ose të marrin vendime në vend të popullit të Palestinës ", tha kryediplomati iranian.
Hamasi "është sot në kulmin e popullaritetit," tha Amir-Abdollahian, duke shtuar: "Rezistenca ka një aftësi të lartë për t'i bërë ballë kësaj situate për muaj të tërë dhe të vazhdojë sulmet e saj hakmarrëse gjatë ditës dhe natës kundër mizorive të sionistëve".
Shtetet e Bashkuara mendojnë se mund të marrin vendime në vend të popullit palestinez për mënyrën e menaxhimit të Gazës së pasluftës, tha ai.
Megjithatë, zyrtari iranian këshilloi Uashingtonin që të ndalojë së vazhduari me gabimin e tij strategjik, duke thënë: "Lërjani Palestinën palestinezëve dhe kështu shmangni një tjetër humbje të madhe rajonale për Amerikën, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA ."