Amir Abdollahian: Mbështetja e Amerikës për regjimin sionist parandalon armëpushimin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i152490-amir_abdollahian_mbështetja_e_amerikës_për_regjimin_sionist_parandalon_armëpushimin
Ministri i Jashtëm i Iranit, duke vlerësuar veprimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për aktivizimin e nenit 99 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi se mbështetja amerikane ndaj regjimit sionist pengoi arritjen e armëpushimit në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2023 07:33 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Mbështetja e Amerikës për regjimin sionist parandalon armëpushimin

Ministri i Jashtëm i Iranit, duke vlerësuar veprimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për aktivizimin e nenit 99 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi se mbështetja amerikane ndaj regjimit sionist pengoi arritjen e armëpushimit në Gaza.

Neni 99, i cili është përdorur vetëm 9 herë në historinë e Kombeve të Bashkuara, i lejon Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate të ftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit në një mbledhje urgjente dhe t'u kërkojë atyre të marrin masa urgjente në rastet kur ai mendon se "siguria dhe paqja e botës" është në rrezik. Në një letër drejtuar kreut aktual të Këshillit të Sigurimit, Guterres shkroi se situata në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi dhe pasojat e një situate të tillë për palestinezët dhe sigurinë e të gjithë rajonit mund të jenë të pariparueshme. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres theksoi se përdorimi i nenit 99 të Kartës së Kombeve të Bashkuara është një hap i guximshëm për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe kjo ka mbështetjen nga opinioni publik i botës. Amir Abdollahian vuri në dukje situatën e vështirë dhe fatkeqe në jug të Gazës dhe zhvendosjen e grave dhe fëmijëve në kushtet e dimrit të ftohtë dhe kërkoi që të ndërmerren më shumë masa dhe të shtohen përpjekjet për të detyruar regjimin sionist që të ndalojë krime e tij kundër palestinezëve si dhe njëkohësisht të merren masa për tu ardhur në ndihmë dhe për të mbështetur palestinezët duket hapur kufijtë e Rafahut për të dërguar menjëherë ndihma humanitare dhe për të parandaluar dëbimin e detyruar të palestinezëve. Duke iu referuar bisedës së tij telefonike me liderët e rezistencës palestineze, ministri i jashtëm i Iranit tha se për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit sionist në vazhdimin e luftës, jo vetëm që perimetri i luftës do të zgjerohet, por gjithashtu ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrolluar të luftës në situatën në rajon. Amir Abdollahian theksoi se pretendimi i regjimit izraelit se është Hamasi ai që e ka anuluar armëpushimin është pretendim krejtësisht i rremë dhe pavarësisht përpjekjeve për vazhdimin e armëpushimit, mbështetja e Uashingtonit për vazhdimin e sulmeve ushtarake të regjimit izraelit e ka vështirësuar arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se situata humanitare në Gaza është katastrofike dhe aktivizimi i nenit 99 të Kartës së OKB-së nuk është bërë që nga viti 1989, por për shkak të situatës së komplikuar në Gaza dhe Palestinë dhe nevojës për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, aktivizimi i këtij procesi ndihet më shumë se në të kaluarën dhe për këtë duhet të vendoset një armëpushim humanitar dhe të parandalohet përhapja e tensioneve në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtyre përpjekjeve deri në realizimin e të drejtave palestineze dhe formimin e shtetit palestinez bazuar në rezolutat e mëparshme të miratuara nga Kombet e Bashkuara. Numri i dëshmorëve palestinezë është rritur në 17,487 që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe mbi 46,000 të tjerë janë plagosur.