Gjeneral Tangsiri: Armiku ka vënë në shënjestër sigurinë e Iranit Islamik
Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare Islamike tha: Armiku kërkon të prishë sigurinë e Iranit Islamik, por bijtë heroikë të kësaj toke nuk do ta lejojnë armikun të bëjë asnjë lëvizje.
Sipas IRNA; Gjeneral "Alireza Tangsiri", komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, të premten në përkujtimin e 6-të të komandantëve të tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë dhe në të njëjtën kohë me ceremoninë e lamtumirës për tetë dëshmorët e panjohur në Behshahr pjesë e provincës Mazandaran tha: Sot, kombi i madh i Iranit nuk ka frikë nga armiku dhe qëndron me forcë kundër komploteve të armikut. Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike shtoi: Kombi iranian, me bekimin e revolucionit, me autoritet dhe unitet gjatë gjithë jetës së tij është përballur me sanksionet mizore dhe arrogante. Gjeneral Tangsiri, duke deklaruar se armiku ka vënë në shënjestër sigurinë e Iranit, tha: Rruga që zgjodhëm është e drejtë dhe ne me mbështetjen e dëshmorëve kemi dalë fitimtarë në këtë rrugë të drejtë.