Dhjetor 10, 2023 20:09 Europe/Tirane
  • Uniteti i frontit të rezistencës prishi komplotet amerikano-izraelite kundër Gazës

Shefi i sigurisë kombëtare të Iranit tha se uniteti i frontit të rezistencës përballë brutalitetit të Izraelit në Gaza pengoi komplotet amerikano-sioniste kundër palestinezëve në territorin e rrethuar.

Ali Akbar Ahmadian, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i bëri këto komente të dielën në një takim me kryeministrin sirian Husein Arnus dhe delegacionin e tij shoqërues në kryeqytetin Teheran.

“Kohezioni dhe uniteti i frontit të rezistencës shkatërroi planet e SHBA-së dhe të regjimit sionist për të rrëzuar Gazën, për të zhvendosur popullin palestinez dhe për të shkatërruar rezistencën”, deklaroi Ahmadian i cituar nga agjencia e lajmeve Nour News.

Duke e vlerësuar si të pashembullt rezistencën e banorëve të Gazës kundër sulmeve barbare të regjimit fëmijëvrasës izraelit, shefi i sigurisë iraniane tha: "Sot, populli palestinez dhe rezistenca në luftën kundër agresorëve kanë treguar aftësi, që ushtritë e disa vendeve nuk mund t'i demonstrojnë dhe kjo është një krenari e frontit të rezistencës.”

Ahmadian tha: "Fronti i rezistencës nga Siria në Jemen nuk do të lejojë kurrë të zbatohen planet e liga të sistemit të arrogancës".

Ndërkohë, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit theksoi thellësinë e marrëdhënieve Teheran-Damask dhe tha se Siria ka një rol të rëndësishëm dhe kryesor në rajonin e Azisë Perëndimore.

Arnus nga ana e tij shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë dhe kombit iranian, ndërsa nënvizoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në ekonomi.

“Përpjekjet e përbashkëta do të zmbrapsin presionet e jashtme dhe do të forcojnë qëndrueshmërinë e dy vendeve”, tha kryeministri sirian.

Bashkëpunimi dypalësh do të ketë rezultate pozitive nga të dyja palët dhe në të gjithë rajonin, shtoi ai.

 

Tags