Zgjerimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Iranit dhe Arabisë Saudite
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, i cili ka udhëtuar në Gjenevë për të marrë pjesë në takimin e Forumit Botëror të Refugjatëve, u takua dhe diskutoi me z. Faisal Bin Farhan, Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Amir Abdollahian i konsideroi Iranin dhe Arabinë Saudite si dy vende shumë të rëndësishme dhe me ndikim në rajon dhe duke shprehur kënaqësinë e tij për ecurinë e marrëdhënieve politike, ai theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy shtete. Amir Abdollahian gjithashtu iu referua zhvillimeve në Palestinë dhe vazhdimit të krimeve të luftës dhe gjenocidit nga regjimi sionist ndaj qytetarëve palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe theksoi nevojën e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta mes dy vendeve, si dhe vendeve islamike dhe rajonit, për të ushtruar presion të fortë mbi regjimin sionist dhe qeverinë amerikane për të vendosur menjëherë armëpushimin dhe për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare për popullin palestinez. Edhe ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan shprehu kënaqësinë e tij për takimin dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rrugën e duhur dhe jemi dëshmitarë të një trendi pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe dhe mirëpresim zgjerimin e tyre. Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite shprehu kënaqësinë e tij për praninë e Raisi në samitin e vendeve islamike dhe arabe dhe takimin pozitiv të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite dhe Raisi në Riad. Ai tha se ne kemi një pikëpamje të përbashkët në lidhje me mbështetjen ndaj kombit palestinez dhe vendosjen e menjëhershme të armëpushimit dhe dërgimin e ndihmave urgjente humanitare dhe tha se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në këtë drejtim.