Irani dënon sanksionet kundër komandantit të Forcave Kods
(last modified Fri, 15 Dec 2023 18:56:12 GMT )
Dhjetor 15, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Irani dënon sanksionet kundër komandantit të Forcave Kods

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar ndaj 6 individëve dhe institucioneve iraniane, duke përfshirë komandantin e Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, si dhe përfaqësuesit e lëvizjeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez në Teheran.

Sipas ISNA, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, tha se ky veprim armiqësor është një hap tjetër në rrugën e urrejtjes dhe natyrisht i kombinuar me veprimet destruktive të regjimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë kundër kombit dhe Revolucionit Islamik të Iranit që për disa dekada ka vazhduar në forma të ndryshme. Kanani sqaroi se  për popullin e Iranit zemërimi i këtyre vendeve të cilët krijuan dhe mbështetën ISIS-in, ndaj Gardës Revolucionare nuk është befasuese por është i qartë, sepse kjo forcë udhëheqëse dhe krenare është frymëzuese në luftën kundër terrorizmit dhe kombet e rajonit dhe mendimtarët e lirë të botës, këtë zemërim e vunë re edhe në rastin e vrasjes qyqare të heroit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani. Zëdhënësi i sistemit diplomatik të Iranit shtoi se regjimet e falimentuara amerikane dhe britanike, të cilat përmes vrasjes së dëshmorit Sulejmani dhe shokëve të tij nuk arritën të bllokojnë rrugën e qartë dhe fituese të rezistencës në rajon, nuk kanë mësuar nga e kaluara dhe janë ende duke ndjekur politikat e tyre të liga. Kanani vuri në dukje se akuzat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar kundër forcave antiterroriste të Gardës Revolucionare janë një përpjekje e dështuar dhe e pafrytshme për të devijuar opinionin publik dhe për të mbuluar përgjegjësinë e tyre në krimet e luftës të kryera nga regjimi sionist në Gaza, i cili me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në më shumë se 2 muaj, ka martirizuar afro 20 mijë qytetarë palestinezë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë në ndihmën dhe mbështetjen e pakufizuar për regjimi sionist të cilin e  cilësoi si organizatën terroriste më të urryer në botë, e quajti njollë në ballë dhe shtoi se këta të dy regjime nuk janë kurrë në pozicionin ligjor dhe moral të gjykimit të të tjerëve, përkundrazi ata duhet t'i japin llogari botës si të pandehur. Kanaani theksoi se ngritja e akuzave absurde dhe të pavlera kundër Forcave Kods dhe antiterroriste të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe komandantëve të saj trima, deri tani nuk i ka ndryshuar ekuacionet aktuale në rajon në favor të regjimeve amerikane dhe britanike dhe vetëm sa do të sjellë më shumë skandale për këta luftënxitësit. Duke theksuar të drejtën për kundërmasat e Republikës Islamike të Iranit për t'iu përgjigjur qasjes së papranueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit kujtoi se Republika Islamike e Iranit dhe forcat e saj të armatosura zyrtare dhe ligjore, përfshirë Forcat Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, kanë qenë gjithmonë makthi i grupeve terroriste dhe regjimet që i mbështesin ata dhe përpjekje të tilla të dëshpëruara që  janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, padyshim që nuk do të krijojnë asnjë shqetësim në vullnetin e tyre të vendosur për të mbrojtur Islamin, atdheun, për të cuar përpara luftën kundër terrorizmit dhe përballjen me arrogancën globale.

Tags