Ministri i Jashtëm iranian takon Emirin e ri të Katarit
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se Teherani është i gatshëm të përmirësojë më tej marrëdhëniet me Kuvajtin në fusha të ndryshme.
Amir-Abdollahian e bëri deklaratën të dielën në një takim me Emirin e ri të Kuvajtit Sheikh Mishal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah në kryeqytetin e Kuvajtit.
Ai shprehu ngushëllimet e presidentit dhe kombit iranian për Kuvajtin për vdekjen e ish-Emirit Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah dhe përgëzoi Sheikh Mishal për emërimin e tij si Emir i ri i vendit.
Diplomati i lartë iranian përsëriti mbështetjen e Teheranit për Emirin dhe popullin e Kuvajtit.
Emiri i ri i Kuvajtit, nga ana e tij, tha se e ka udhëzuar ministrin e Jashtëm dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të qeverisë kuvajtiane që të fusin si prioritet në axhendën e tyre zgjerimin e lidhjeve të gjithanshme me Iranin.