Amir Abdollahian takohet me Ismail Hanieh në Katar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i152964-amir_abdollahian_takohet_me_ismail_hanieh_në_katar
Gjatë udhëtimit të tij në Katar, ministri i Jashtëm i Iranit takoi dhe bisedoi me Ismail Hanieh, shefin e zyrës politike të Hamasit në Doha, kryeqytetin e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2023 04:33 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian takohet me Ismail Hanieh në Katar

Gjatë udhëtimit të tij në Katar, ministri i Jashtëm i Iranit takoi dhe bisedoi me Ismail Hanieh, shefin e zyrës politike të Hamasit në Doha, kryeqytetin e këtij vendi.

Sipas IRNA, në takimin që u mbajt në Doha kryeqyteti i Katarit, ministri i jashtëm iranian Hussein Amir Abdollahian dhe Ismail Hanieh kreu i zyrës politike të Hamasit, diskutuan situatën e fundit politike dhe në terren të zhvillimeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Shefi i zyrës politike të Hamasit në takim me ministrin e Jashtëm iranian tha: Pas 75 ditësh jemi ende dëshmitarë të një vëllimi të madh të sulmeve ajrore, detare dhe tokësore të regjimit sionist kundër banorëve të Gazës ku me dhjetëra mijëra njerëz ranë dëshmorë dhe janë plagosur. Mirëpo kombi palestinez dhe lëvizja e rezistencës kanë bërë qëndresë të palëkundur dhe i kanë shkaktuar dëme të rënda këtij regjimi dhe me vullnetin dhe dëshirën e Zotit, ky komb do të mund të shkatërrojë dhe mposhtë regjimin sionist. Ai falënderoi përpjekjet e Hussein Amir Abdollahian, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në ndjekjen e vazhdueshme të zhvillimeve në Gaza dhe tha: Kjo është vizita e katërt e Amir Abdollahian në Doha gjatë kësaj lufte që regjimi sionist ka nisur kundër kombit palestinez. Ai shtoi: Ministri foli edhe për kontaktet e fundit që Republika Islamike e Iranit ka pasur me vendet e tjera në lidhje me çështjen e Palestinës. Hanieh shtoi: Këto takime të rëndësishme mbështesin çështjen e Gazës dhe Palestinës. Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian ka udhëtuar në Doha për konsultime dypalëshe me autoritetet e Katarit dhe për të shqyrtuar zhvillimet rajonale.