Dhjetor 31, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Lideri suprem takohet me familjen e dëshmorit Kasem Sulejmani

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, pasditen e sotme gjatë takimit me familjen e dëshmorit Kasem Sulejmani, tha se zgjerimi i emrit, kujtimit dhe karakteristikave të këtij dëshmori është për shkak të pastërtisë dhe devotshmërisë së gjeneral Sulejmanit dhe theksoi: Roli dhe shërbimi më i rëndësishëm i këtij dëshmori fisnik ka qenë ringjallja e frontit të rezistencës në rajon.

Sipas qendrës informative të zyrës së Liderit Suprem, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në këtë takim, i cili u mbajt në prag të katër vjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, theksoi se rezistenca në Gaza për gati tre muaj është për shkak të ekzistencës së frontit të rezistencës.  Dëshmor Sulejmani bëri shumë përpjekje për të ringjallur frontin e rezistencës dhe këtë punë e kreu me sinqeritet, urtësi dhe etikë. Ajetullah Khamenei vlerësoi përpjekjet e gjeneral Ismail Qaeni, komandantit të Forcës Kods të IRGC-së dhe shtoi: Linja e forcimit të frontit të rezistencës duhet të vazhdojë. Në këtë takim, ku morën pjesë gjeneralmajor Hussein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike dhe komandanti i forcës Kods të IRGC, znj. Zeinab Sulejmani dha një raport të shkurtër për aktivitetet kulturore dhe artistike që janë kryer në kuadër të punës për përcjelljen e frymës, karakterit dhe karakteristikave të dëshmorit Sulejmani tek brezi i ri.

Tags