Presidenti i Iranit shpreh urimet për fillimin e Vitit të Ri
(last modified Sun, 31 Dec 2023 18:50:38 GMT )
Dhjetor 31, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit shpreh urimet për fillimin e Vitit të Ri

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mesazhe të veçanta ka uruar liderët dhe popujt e vendeve të krishtera për fillimin e vitit të ri dhe i është lutur Zotit të Madhërishëm për një vit plot paqe dhe shëndet për të gjithë njerëzit e botës.

Si dy fe qiellore, Islami dhe Krishtërimi janë lajmëtarë të dashurisë, bashkëjetesës, paqes dhe dashurisë; Kjo është arsyeja pse komuniteti mysliman dhe ai i krishterë e kanë ndjerë detyrimin që të eliminojnë shtypjen dhe përballjen me arrogancën dhe kolonializmin global të bazuar në mësimet fetare dhe kanë qenë së bashku në fushën e luftës kundër shtypësve. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në këto mesazhe deklaroi: Sot, një nga krizat më të rëndësishme me të cilat përballet shoqëria njerëzore është vrasja e njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës nga regjimi pushtues sionist. Sejed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit deklaroi:  Shpresoj që në prag të vitit 2024 dhe në dritën e përpjekjeve të përbashkëta të liderëve botërorë, do të shohim veprime të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar këto vrasje kundër njerëzimit, për të çrrënjosur shtypjen dhe hegjemoninë dhe për të vendosur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në botë. Nesër, e hënë, 1 janar 2024, është fillimi i Vitit të Ri. Jezu Krishti (a.s) është një nga profetët e mëdhenj të Zotit, i cili është shumë i nderuar në Kuranin e Shenjtë. Kurani Famëlartë e prezanton Mesihun (a.s.) në disa ajete dhe flet për pozitën e tij si një nga profetët e parë posedues të Librit dhe Sheriatit.

Tags